Kryeprokurorja vizite ne Itali
Tirane- Me ftese te komandantit Gjeneral te Guardia di Finanza Itali, Cosimo D'Arrigo, Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama do te zhvilloje nje vizite tre ditore ne shtetin fqinj. Qellimi i kesaj vizite sipas burimeve zyrtare te Prokurorise se Pergjithshme eshte forcimi i metejshme bashkepunimit ne cdo fushe ku operon kjo strukture, si dhe per te goditur krimin ekonomik e financiar. Gjate vizites ne Itali, delegacioni i prokurorise Shqiptare se bashku me perfaqesues te Ministrise se Financave do te takohet me drejtues te larte te Guardia di Finaza. Gjithashtu mesohet se perfaqesuesit e vendit tone do te trajnohen ne lidhje me krimin ekonomik si dhe ate financiar. Sipas burimeve zyrtare nga prokuroria e pergjithshme, kryeprokurorja Ina Rama ka planifikuar vizita ne disa reparte te Guardia di Finaza. Takime jane planifikuar edhe me Gjeneral i CA Nino Di Paulo, e Komandantin e Repartit 2-te te Guardia di Finaza, Gjeneral Brigade Renato Maria Russo. Ne keto reparte, ajo do te vihet ne dijeni me teknikat investigative qe perdoren nga Guardia di Finaza per luften ndaj krimit te organizuar, pastrimin e parave dhe trafiqeve te paligjshme, trajnime keto qe do te jene te vlefshme edhe per prokuroret e vendit tone , per luften kunder krimit financiar.