Deshmitarja: I biri me beri prostitute
Tirane - Deshmitarja Silvana. K ne deshmine e dhene para trupit gjykues, mbrojtesve dhe prokuroreve te ceshtjes ne shtetin nordik ka treguar edhe shfrytezimin e saj nga dy te pandehurit. Ne deshmine e saj vajza, ka treguar se i pandehuri Astrit i kishte premtuar martese dhe nepermjet shtetasit Shpetim Daci, ne vitin 2004 e kishte derguar ne Greqi e me pas ky i fundit e kishte derguar drejt Norvegjise. Ne kete vend sipas saj, e ka pritur i pandehuri Nelgert Pata i cili e ka detyruar edhe me pas te prostituoje. Ne deshmine e saj vajza ka bere me dije se per 2 vite me radhe, ajo eshte dashur te prostituoje nen kercenimet qe i bente 50-vjecari nga Shqiperia. Me 5 deri ne 12 persona ne dite ishte e detyruar te shkonte vajza, nderkohe qe per cdo akt seksual perfitonte nga 200 deri ne 250 euro.