Pranga Vates dhe Goges, gjenin e shoqeronin klandestine per ne Greqi
Tirane - Gjetja dhe shoqerimi i klandestineve per ne Greqi, ka cuar ne pranga dy persona. Policia e Tiranes, beri te ditur gjate dites se djeshme se, nga ana e efektiveve te seksionit Kunder Trafiqeve, kane arrestuar Perparim Vaten, 34 vjec, nga Kukesi dhe Pandeli Gogen, 54 vjec, nga Lushnja, te dy banues ne Tirane. Ata jane vene ne pranga gjate operacionit "Verniku 2", disa muaj pas operacionit te pare, te zhvilluar ne qershor ku u arrestuan tre persona te tjere. Dy personat jane vene ne pranga ne oren 10:00, fale nje hetimi disa mujore me ane te metodave speciale te hetimit, kane arrestuar dy personat e mesiperm. Vata dhe Goga, jane vene arrestuar pasi ka qene Gjykata e Shkalles se Pare te Tiranes, qe ka dhene masen e sigurise "arrest me burg" pas sigurimit te provave te siguruara nga uniformat blu per akuzen e "dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit". Po dje, Interpol Tirana, ka ekstraduar nje te denuar per "dhenies ndihme per kalim kufiri". Ekstradimi i 34-vjecarit Fatmir Kodhelaj, nga Fieri, sipas burimeve zyrtare te Policise se Shtetit, eshte bere pasi Gjykata e Gjirokastres e ka denuar me 3 vjet burgim dhe 4 milione leke gjobe, per vepren penale te "dhenies ndihme per kalim te paligjshem kufirit". Kodhelaj shpallur ne kerkim nderkombetar pasi me date 13 shkurt 2006, ka tentuar per te kaluar ne menyre te jashteligjshme ne Greqi shqiptaren L. Z., ne kembim te pageses se 1700 eurove.
A. Cena
A. Cena