Akuza gjykates per njeanshmeri
Tirane- Babe e bir te akuzuar per trafik te femrave me qellim prostitucioni, kane braktisur dje sallen ne menyre demonstrative, pas rrezimit te kerkesave te bera nga ana e tyre. Se bashku me te pandehurit Astrit dhe Nelgert Pata jane larguar edhe dy avokatet e tyre mbrojtes. Keta te fundit i kane bere me dije gjykates se kane dhene doreheqjen e tyre si avokate mbrojtes te dy te pandehurve, pasi gjykata nuk kishte marre ne konsiderate provat e kerkuara nga ana e mbrojtesve. Keshtu dy avokatet Basri Mane dhe Hasaf Haderi, i kane bere me dije se dy deshmitaret e paraqitur nga ana e tyre nuk jane marre ne konsiderate nga ana e gjykates. Keshtu sipas tyre deklarimiet e te pandehurve Shpetim Daci dhe Eliona Ndreu, jane paraqitur ne gjykate dhe nuk jane pranuar nga ana e trupit gjykues.
Akuzat
Ndersa avokatet kane akuzuar prokurorine se nuk ka arritur dot te bej nje marreveshje me ta dhe nuk ka pranuar qe te jene pjese e procesit. Sipas mbrojtjes keta dy deshmitare jane kyc ne kete proces duke u marre parasysh nga ana e gjykates. Deshmitari Shpetim Daci sipas akuzes edhe personi qe ka shpene ne Greqi e me pas ka nisur per ne Norvegji, Silvana. K e cila eshte edhe denoncuesja e ketij procesi gjyqesor. Nje nga arsyet per te cilat edhe jane larguar nga salla dy te pandehurit dhe avokatet e tyre mbrojtes ka qene rrezimi i kerkeses se bere nga ana e mbrojtjes per revokimin e mases se sigurise. Sipas mbrojtjes, gjykata duhet te ndryshoje masen e sigurise ndaj dy te pandehurve. Avokatet kane bere me dije se deshmitarja kryesore si dhe paditesja e ketij gjykimi Silvana. K nuk ishte trafikuar nga vendi yne per ne shtetin fqinj Greqine, nga ana e dy te pandehurve por e kishte shpene nje tjeter person. E jo vetem kaq. Kjo e fundit, sipas mbrojtesve nuk eshte shfrytezuar nga te pandehurit sic pretendon, pasi ka pasur me shume se nje te dashur, pervec te pandehurit Astrit Pata. Per kete mbrojtesit kane kerkuar nje tjeter mase sigurie nga ajo e vendosur ne vitin 2006 nga ana e gjyqtarit te gatshem.
Kerkesa
Kerkesa e bere nga ana e mbrojtjes, per ndryshimin e mases se sigurise eshte kundershtuar nga prokuroria dhe eshte cilesuar e pabazuar ne ligj, duke kerkuar edhe rrezimin e saj kerkese, kjo e pranuar me pas edhe nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Gurali Bahmillari. Por rrezimi i kerkeses dhe vazhdimi i procesit me deshmine e Silvana. K, ka sjelle nje kundershtim te mbrojtjes edhe per degjimin e deshmise se saj, duke e konsideruar ate si nje prove te prokurorise pasi ajo ishte sjelle prej tyre edhe pse ishte kerkuar nga mbrojtja, qe te degjohej serish.
Redinalda Caushaj