Karamunchev, në krye të komandës së NATO-s
Kryeministri Sali Berisha mori pjesë dje në ceremoninë e ndërrimit të komandës së NATO-s në Shqipëri. Pas 18 muajsh në krye të kësaj detyre, gjeneral brigade Vasili Kirilov Dimitrov, në prani të admiralit Fitzgeral, ministrit të Mbrojtjes Oketa, shefit të Shtabit të Përgjithshëm Malaj dhe përfaqësive diplomatike të akredituara në Shqipëri, ia dorëzoi detyrën gjeneral brigade Dincho Ivanov Karamunchev. "Unë kam sot shumë kënaqësi që ju jeni sot në këtë ceremoni dhe dua t‘ju garantoj se Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, ka kënaqësinë më të madhe të intensifikojë bashkëpunim e gjithanshëm me Komandën e Napolit, me komandën tuaj, në interes të paqes, sigurisë në rajonin tonë", u shpreh Berisha.