E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku ajror, Shqipëria marrëveshje me Turqinë

Qeveria miraton marrëveshjen teknike me Turqinë për përcaktimin e procedurave të bashkërendimit në shërbimet e trafikut ajror.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave miratoi marrëveshjen teknike me Turqinë. Pala shqiptare përfaqësohet nga Ministria e Mbrojtjes, dhe Turqia është pjesë e Komandës Supreme të Forcave të Aleancës në Europë (SHAPE), përfaqësuar nga Komanda e Komponentit Ajror të Izmirit (Ç-Air Izmir), për përcaktimin e procedurave të bashkërendimit në shërbimet e trafikut ajror.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›