E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëshmitë e të mbijetuarit:“Pamë si kthehej në rërë pallati”

Autori i Lajmit: red.
Të gjithë janë përpjekur të jenë sa më lag pallatit në ato momente, pa menduar kë po lënë pas. Për këtë arsye ka qenë tepër e vështirë që në momentet e para pas tragjedisë të identifikoje fatkeqët që kishin mbetur nën rrënoja. Gjirokastrën e ka mbuluar paniku, por më të shokuar kanë qenë banorët e pallatit, të cilit iu zbulun themelet dhe u shkaktua tragjedia. Një prej të mbijetuarve tregon se si ka parë të shembet si ndërtesë rëre pallati ku jetonte prej më shumë se 10 vitesh. “Dikush nxitonte të dërgonte të plagosurit në spital, e dikush tjetër mendonte si të nxirrte nga gërmadhat ata që ende ishin në "malin" me gurë e beton. "Shpëtoni fëmijët, shpëtoni fëmijët, bo bo ç më gjeti mua, korba unë!",- ulërinte një grua e moshuar që ndonëse ishte gjakosur nëpër duar, tentonte të futej në gërmadha. Vonë mësuam se kishte brenda nipërit, që ndonëse me plagë, fatmirësisht i shpëtuan vdekjes. Një prej atyre që panë e përjetuan ankthin e vdekjes, është dhe Maksim Braho. Pak kohë pasi e ka marrë veten disi, ai rrëfen për gazetën ato që pa dhe përjetoi: "Nuk kuptova se ç po ndodhte në fillim, m u duk si tërmet. Nuk kishte kohë as të dilje nga dhoma, se gjithçka ndodhi shumë shpejt. Pashë mënjanimin e mureve, fasadës e fundosjen në çast të pallatit. Një tjetër i mbjetuar pohon se gjithçka ndodhi për 2-3 minuta: “Unë isha jashtë… U bë pluhur e tym sa të asfiksonte. Dëgjoja ulërima, të qara e thirrje për ndihmë. E kam ende në vesh një zë femre që fliste e kërkonte ndihmë me zë të mekur. Isha nisur drejt gërmadhave, se brenda kisha nënën e sëmurë dhe 2 vajzat binjake, 8-vjeçare. Por më mbanin… Kishin mbetur në korridorin e rrënuar, por fatmirësisht, kishin mbetur gjallë. Çfarë t ju them tjetër!! Ka njerëz nën rrënoja, ka njerëz që kërkojnë ndihmë, por nuk mund t u jepet. Dhe të mbijetuarit kanë mbetur me plaçkat e trupit, humbën shtëpitë, humbën paratë…" Ndërsa një tjetër i mbejetuar, banor i këtij pallati, thotë se fatmirësisht, ai ishte pak metra larg shtëpisë ato momente. "Do të futesha brenda të punoja diçka në katin e tretë të pallatit ku jetoj. Gruaja nuk ishte aty, në mëngjes u nis për në Greqi. Dëgjova në fillim një krisje të zhurmshme, më pas zhurmë dhe pallatin që po fundosej, pikërisht ajo anë ku unë kam shtëpinë. M u duk njëlloj si ajo që pamë nëpër ekrane në shembjen e kullave binjake. Më pas panik, njerëz që ulërijnë, tmerr", - pohon ai. Prefektura e Gjirokastrës ka siguruar akomodimin e familjeve të dëmtuara në konviktin e djemve të Universitetit “Eqerem Çabej”, pavarësisht se duket se disa prej familjeve kanë preferuar të qëndrojnë tek të afërmit e tyre.
Ky lajm është publikuar: 11/11/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›