Nxirren nga rrënojat tre viktima
Autori i Lajmit: red.
Forcat e kërkim-shpëtimit kanë nisur punën në të gdhirë të ditës së djeshme. Fillimisht gjithçka është shoqëruar nga një atmosferë optimiste dhe shpresa për jetë mes personave që kishin të humbur familjaret. Por shpresat janë shuar kur nga rënojat është xjerrë trupi i pajetë i 63-vjeçares Parashqevi Zoto. Më pas nga rënojat është nxjerrë 12-vjeçarja dhe fare pranë trupit të saj është gjetur dhe mamaja e vogëlushes, 35-vjeçarja Valbona Dalani.
Trupat pa jetë
Në pjesën e pasme të pallatit forcat e kërkim-shpëtimit kanë gjetur trupin pa jetë të 63-vjeçares. Burime nga policia bënë të ditur se ekspertët grekë, në bashkëpunim me ata shqiptarë, kanë arritur të lokalizojnë dhe të nxjerrin trupin e së ndjerës. Vetëm pak minuta më pas nisën kërkimet për gjetjen e 12-vjeçares Anxhelika Dajlani dhe nënës së saj 38-vjeçare, Valbona Dalani. Policia dhe forcat e kërkimit në Gjirokastër kanë gjetur një tjetër kufomë në rrënojat. Burime nga vendi i ngjarjes kanë bërë të ditur se trupi i pajetë i gjetur, të jetë i 35-vjeçares Valbona Dalani. Sipas të njëjtave burime mësohet se në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta, policore dhe ato të kërkim-shpëtimit të brigadës së minierave, që janë duke bërë kërkime. Lajmi konfirmohet nga drejtori i Përgjithshëm i Forcave Zjarrfikëse, Dilaver Laçi. Mendohet që dhe trupi i tretë të jetë afër vendit ku u gjet trupi i dytë. Ndërsa rreth mesditës u gjend trupi i pajetë i 12-vjeçares Anxhela Dalani. Trupi i pajetë i saj u gjend fare pak metra pranë trupit të së ëmës Valbona Dalani. Burime nga vendi i ngjarjes bënë të ditur se vajza e vogël është e pajetë dhe është nxjerrë nga rrënojat e pallatit të shembur.
Ekipet e shpëtimit
Ekipet e shpëtimit rinisën kërkimet nën rrënojat e pallatit. Rreth orës 08:15 një automjet i tonazhit të rëndë ka mbërritur nga Saranda në Gjirokastër për të ndihmuar në pastrimin e rrënojave. Në një prononcim telefonik drejtori i Përgjithshëm i Forcave Zjarrfikëse, Dilaver Laci, tha se “Në zonën e tragjedisë ka ende rrëshqitje dheu në 3000 metra katrorë dhe rënie më shumë se 5 metra në thellësi”. Pak kohë më vonë u deklarua fakti se në pjesën e rrënojave dhe në pjesën e kodrës ku ishte ndërtuar pallati vazhdon të ketë rrëshqitje dheu. Sipas drejtorit të zjarrfikësve, janë përcaktuar dy variante se si mund të ndërhyhet për vazhdimin e kërkimeve. “Varianti i parë është ndërhyrja me mjetin e rëndë për të pastruar gërmadhat. Varianti i dytë është shembja e pjesës së pallatit që ndodhet ende në këmbë, por që nga momenti në moment rrezikon të shembet për shkak të rrëshqitjes së vazhdueshme të dheut”. Drejtori i zjarrfikësve shtoi se në këtë situatë janë në rrezik edhe grupi i specializuar prezent në vendin e ngjarjes. Familjet e mbetura të pastreha pas rrëzimit të pallatit 5-katësh janë strehuar gjatë natës në hotele dhe në banesat e të afërmve të tyre. Po kështu është vënë në dispozicion të familjarëve të mbetur të pastrehë dhe konvikti i djemve në qytetin e Gjirokastrës.
Mrekullia që shpëtoi djalin e familjes Dalani
Sapo kanë filluar dridhjet e para në pallatin 5-katësh, 35-vjeçarja Dalani ka ndjerë rrezikun. Ajo i ka thënë djalit 7-vjeçar të largohej nga shkallët e pallatit se po binte tërmet dhe ka hyrë në shtëpi për të shpëtuar dhe të bijën. Djali i është bindur së ëmës dhe, fatmirësisht, ka shpëtuar për mrekulli nga tragjedia. “Në momentin e tragjedisë djali i vogël ishte tek shkallët e jashtme të pallatit dhe e ëma i ka bërtitur të largohej, duke i thënë po bie tërmet”, - kjo është dëshmia rrëqethëse e dajës së kryefamiljarit. Jetnor Dalani dhe djali i tij kanë arritur t i mbijetojnë tragjedisë dhe sot ndodhen pranë rrënojave për të gjetur trupin e vogëlushës 12-vjeçare. Pak pas mesditës së djeshme, ekipet e shpëtimit arritën të gjenin dhe më pas të nxirrnin nga gërmadhat trupin e bashkëshortes 35- vjeçare.
Ky lajm është publikuar: 11/11/2008