Marrveshja mes UNMIK dhe Beogradit - Prishtina i thotë jo OKB-së
Autori i Lajmit: red.
Kreu i Shtetit kosovar nuk ka gjetur gjuhë të përbashkët me përfaqësuesit vendeve të Kuintit për marrëveshjen 6-pikëshe të arritur ndërmjet UNMIK-ut dhe Beogradit. Siç njofton RTK, edhe pas takimeve maratonike që janë zhvilluar mbrëmë dhe po vazhdojnë edhe sot, krerët e institucioneve të Kosovës nuk janë pajtuar për ndonjë kompromis rreth këtyre gjashtë pikave të propozuara nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun. Përfaqësuesit e vendeve të Kuintit, të akredituar në Kosovë dhe Përfaqësuesi special i presidencës së radhës së BE-së, Erik Shevalie janë takuar mbrëmë me udhëheqësit më të lartë të Kosovës prej të cilëve kanë kërkuar që të gjendet një kompromis rreth gjashtë pikave të propozuara nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun. Bëhet e ditur se megjithë presionin e ushtruar nga zyrtarët e Kuintit pala kosovare nuk ka lëshuar pe, duke u thirrur në Pakon e Ahtisarit dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Takimet e krerëve të institucioneve të vendit me përfaqësuesit e vendeve anëtare të Kuintit, si dhe Përfaqësuesi special i presidencës së radhës së BE-së, Erik Shevalie kanë vazhduar edhe dje.
Ky lajm është publikuar: 11/11/2008