Vrasin anglezin për një varëse, mbesin përjetë në burg
Autori i Lajmit: red.
Burg përjetë ka vendosur gjykata për vrasësit e shtetasit anglez, Eduard Krejton. Në seancën e djeshme gjyqësore, trupi gjykues, pasi ka shqyrtuar faktet e paraqitura nga pala mbrojtëse, ka vendosur të zbatojë kërkesën e akuzës, e cila kërkoi një seancë më parë, dënimin maksimal. Pas vendimit të djeshëm, Mario Pjetrushaj dhe Arlind Vukaj do të mbeten në burg përjetë, për akuzën e grabitjes, vrasjes dhe më pas fshehjes së viktimës, në Shëngjin të Lezhës. Ngjarja për të cilën dy të rinjtë u dënuan, ndodhi në Shëngjin të Lezhës më 2 shkurt të këtij viti.
Të pandehurit
Në seancën e djeshme Pjetrushaj ka kërkuar drejtësi, kurse autori tjetër, Vukaj, ka kërkuar mëshirë, por pavarësisht këtyre, gjykata ka vendosur dënimin maksimal. Prokurori i çështjes Arben Agolli, seancën e shkuar paraqiti fakte nga hetimet dhe përgjigjet e kryera ndaj 2 të akuzuarve, të cilët rezultojnë të jenë së bashku të inkriminuar, duke deklaruar se Mario Pjetrushaj dhe Arlind Vukaj janë bashkautorë të grabitjes me pasojë vdekjen e shtetasit Eduard Krejton. Duke iu referuar fakteve ai kërkoi burgim të përjetshëm për 2 akuza, atë të vjedhjes me pasojë vdekjen e një personi dhe fshehjes së provave.
Ngjarja
Më 2 shkurt të këtij viti, Eduard Krejton doli nga shtëpia e nënës së tij në Shëngjin të Lezhës për të mos u kthyer më. Pas kryerjes së një telefonate, i riu anglez i tha së ëmës dhe motrës, që jetonin prej kohësh në Shëngjin, se po dilte për të takuar një shok. Që nga ai moment, Eduardi nuk u duk më. Pasi nuk u kthye në shtëpi në mbrëmje, nëna e tij telefonoi Mario Pjetrushin, por ky i fundit iu përgjigj se i biri ishte larguar në drejtim të Tiranës me disa miq anglezë. Pritja rezultoi e kotë për familjen angleze, pasi edhe pas shumë ditësh dhe kërkimeve nga policia, ai nuk u gjet. 10 ditë pas zhdukjes së 21-vjeçarit, disa fëmijë që ruanin bagëtinë, njoftuan se në një pus pranë një banese të braktisur, ndodhej një kufomë. Mbërritja në vendngjarje e policisë zbuloi trupin e Eduard Krejtonit. Vetëm një ditë më pas u zbulua autorësia e Mario Pjetrushajt dhe Arlind Vukajt, në një kohë që krimi u pranua prej tyre. Dy autorët u shprehën se grabitjen e planifikuan dy ditë para kthimit të Krejtonit në vendlindjen e tij. Ata deklaruan se krimin e kryen nën efektin e lëndëve narkotike. Por, pas vrasjes ata i morën 21-vjeçarit varësen, byzylykun dhe telefonin celular.
Ky lajm është publikuar: 11/11/2008