Tragjedia në Gjirokastër: nëntë në pranga, një në kërkim
Autori i Lajmit: red.
Janë vënë në pranga të dyshuarit e parë si përgjegjës të tragjedisë në Gjirokastër. Nëntë persona janë vënë në pranga dje, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Në listën e të ndaluarve janë përfaqësuesit e subjektit privat që po kryente punime në afërsi të pallatit të shembur paraditen e së dielës. Mbi ta rëndon akuza e shkeljes së rregullave të punë. Por të pa cenuar nga kjo histori kanë mbetur personat që kanë lëshuar lejen e ndërtimit, mbi bazën e së cilës kanë nisur dhe gërmimet që i trazuan themelet pallatit, shembja e të cilit shkaktoi tre viktima.
Hetimet
Shembja e pallatit në Gjirokastër ka çuar në pranga 9 persona, ndërsa një është shpallur në kërkim. Burime nga policia e Gjirokastrës thonë se të arrestuarit janë nën akuzë si përgjegjës për ngjarjen e rëndë. Menjëherë u krijua grupi hetimor me specialistë të Policisë së Gjirokastrës, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së këtij rrethi. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shembja e pjesshme e pallatit ka ardhur si pasojë e punimeve për ndërtimin e një pallati 8–katësh nga shoqëria e ndërtimit “ARTI” sh. p. k me president dhe drejtues teknik Sotiraq Janorën, me seli në Gjirokastër si dhe po nga këto gërmime rrezikohen të dëmtohen edhe disa banesa të tjera në kufi me objektin në ndërtim. Pas ngjarjes policia ka bërë sekuestrimin e dokumentacionit të subjektit për pallatin në ndërtim si dhe janë marrë dokumentet pranë Degës së Tatimeve dhe qendrës së regjistrimit të biznesit pranë Bashkisë në Gjirokastër. Janë marrë në pyetje të gjithë personat e dëmtuar dhe dëshmitarët okularë, si dhe u shoqëruan 20 persona të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje. Nga hetimet paraprake rezultoi se nga personat e dyshuar për këtë ngjarje, 8 prej tyre kanë konsumuar veprat penale “të shkeljes së rregullave në punë”.
Arrestimet
Në cilësinë e të dyshuarve si përgjegjës të tragjedisë janë vënë në pranga Alfred Mamani, 49 vjeç, me arsim të lartë, shef i Urbanistikës në Bashkinë e Gjirokastrës, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”; Admir Shehaj, 30 vjeç, përgjegjës në Inspektoratin e Ndërtimit në Bashkinë Gjirokastër, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”; Afërdita Papamihali, 56 vjeçe, sekretare e KRRT-së në Bashkinë e Gjirokastrës, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Ndërsa janë arrestuar në flagrancë:
Jani Ndriço 45 vjeç, ekskavatorist në firmën “Arti Sh.p.k”, nën akuzën e “shkeljes së rregullave në punë”. Thanas Llahana, 58 vjeç, inxhinieri gjeolog, nën akuzën e “shkeljes së rregullave në punë”; Njazi Çobani, 45 vjeç, arkitekt i shoqërisë së ndërtimit “Arti shpk”, nën akuzën e “shkeljes së rregullave në punë”; Gjergji Meçe, inxhinier zbatues i shoqërisë së ndërtimit “Arti shpk”, Luan Bufi, 58 vjeç, inxhinier ndërtimi i shoqërisë së ndërtimit “Arti shpk”, nën akuzën e “shkeljes së rregullave në punë”; Sotiraq Janora, 43 vjeç, president dhe drejtues teknik i shoqërisë së ndërtimit “Arti shpk”, nën akuzën e “shkeljes së rregullave në punë”. Ndërsa vazhdon të jetë në kërkim nga policia Aristotel Haxhi, bashkëpronar i shoqërisë së ndërtimit “Arti shpk”.
Ky lajm është publikuar: 11/11/2008