E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëshmojnë se thjesht interesohen për përqindjet e lobimeve?

Angela Merkel, p.sh., Kancelarja gjermane, ka qenë dikur "Perëndesha e Gjelbër", e cila nxiti objektiva të fortë për të luftuar ngrohjen globale. Por, nën presionin e madh për të mbrojtur industrinë gjermane nga kostoja e të qenit më ekologjikë, zonja Merkel është transformuar në "Zonjën Jo" duke luftuar për të ndryshuar objektivat, të cilat dikur ajo i promovoi.

Kur diskutojmë për industrinë dhe ndotjen, duhet të kemi parasysh që, të jesh ekologjik, është një kosto e madhe. Politikanët duhet t’u shpjegojnë me durim njerëzve që drejtojnë se çfarë mund të jetë dhe çfarë nuk është e mundur të jetë ekologjike.

Mungesa e transparencës në shumë projekte industriale të Shqipërisë, të shpie në dy përfundime: Ose politikanët e këtij vendi nuk marrin vesh çfarë nënshkruajnë, (pra nuk dinë), ose nuk janë transparentë, sepse e dinë çfarë pasojash do sjell X objekt (pra nuk duan).

Në të dyja rastet, edhe nëse nuk dinë, edhe nëse nuk duan, kur nuk i shpjegojnë publikut projektet, ata dëshmojnë se thjesht interesohen për përqindjet e lobimeve dhe për asgjë tjetër.

Gazeta “The Daily Telegraph”, në një shkrim të sajin, citon një ambientalist të njohur, që thotë se objektivat e reja për uljen e emetimeve të gazeve, nuk bëjnë asgjë për ta shpëtuar botën nga ngrohja e klimës.

Teksa në Bruksel takohen udhëheqësit e BE-së, gati 200 vende të mbledhura në Konferencën e OKB-së për klimën në Poznan të Polonisë, do të diskutojnë për të zëvendësuar Traktatin e Kiotos.

Çështja kryesore për ta do të jetë një marrëveshje për të vendosur objektiva për uljen e emetimit të gazeve.

Por, ambientalisti që citohet nga e përditshmja, profesor Bjorn Lomborg, thotë se bota duhet të investojë më shumë në teknologjinë e pastrimit dhe depozitimit të karbonit nën tokë, si edhe të investojë më shumë në teknologji më ekologjike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›