Pse neve na thonë: SUS dhe Serbisë i thonë: Bujrum
Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic, ka deklaruar se Serbia është gati të heqë dorë nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian për Kosovën.
“Nëse njohja e pavarësisë së Kosovës, bëhet kusht për anëtarësimin, Serbia nuk do të ketë rrugë tjetër, po t’i thotë jo Bashkimit Evropian”, - ka pohuar Jeremic.
Serbët janë menderë-zgjuar. Do ta kthejnë kartën e Kosovës në një letër pokeri, nga e cila do marrin koncesione sa të mundin. Jo rastësisht, në Serbi ravijëzohen qartë dy linja politike: Njëra pro BE-së dhe tjetra kundër saj. E detyruar nga kjo gjendje, BE-ja bën koncesione për të mbështetur pjesën serbe pro saj. BE-ja premtoi lëvizje pa viza për serbët, bëri 6-pikëshin, dhe tani me këtë lëvizje të re të Jeremicit, kushedi çfarë tjetër do t’u japë serbëve, që të vazhdojnë të rrinë urtë.
Ja, kësaj i them politikë unë, jo zabërhanies së politikës së Tiranës, një kope hajdutësh që dinë vetëm t’u shesin mend shqiptarëve të varfër nga lokalet dhe makinat e luksit. Këta i lëpihen BE-së, SHBA-së, e kush të dalë përpara. Dhe rezultati? Shqipërisë i thonë: Rri urtë, sus, Serbisë me 4 luftëra civile në zorrë, i thonë: Bujrum!