E Diel, 1 Nëntor 2026

Një ekspozitë arti me fëmijët e heronjve tanë të heshtur

Ata janë të veçantë. Prindërit e tyre nuk janë si të gjithë. Prindërit e tyre janë heronjtë e heshtur të kombit tonë. Ata janë të veçantë, sepse nuk janë vetëm fëmijët e baballarëve të tyre, por fëmijët e nderit të një vendi të tërë.

Fushata sensibilizuese: “Ndryshimi fillon nga ti”, vazhdon rrugëtimin e saj, duke u ndalur në emër të qytetarisë dhe detyrimit moral, në mbështetje të fëmijëve të ushtarakëve dhe policëve të rënë në detyrë.

Një ekspozitë arti, me pikturat dhe punimet artistike të fëmijëve të ushtarakëve dhe policeve të rënë në detyrë, do të organizohet me mesazhin e qartë për t’u shprehur këtyre fëmijëve përkrahjen tonë vëllazërore. Të gjithë pjesëmarrësit do të marrin dhurata në shenjë falënderimi për impenjimin e tyre dhe në fund të aktivitetit, “piktori” më i mirë do të fitojë një çmim special vetëm për të.

Ndihma që u detyrohemi këtyre fëmijëve nuk është një lëmoshë ndaj tyre, por një borxh i pashlyeshëm dhe i pakrahasueshëm që kemi ndaj baballarëëve të tyre. Sakrifica e tyre njerëzore, duhet të jetë themeli dhe pikënisja e së ardhmes sonë të re.

Duhet t’u tregojmë këtyre fëmijëve të mrekullueshëm se ata mund të kenë humbur përgjithmonë heronjtë e tyre të zemrës, por nuk do të humbin asnjëherë dashurinë dhe respektin e përjetshëm të bashkëqytetarëve të tyre! I përjetoshëm qoftë kujtimi i tyre!!!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›