Dëshmon drejtori i 'Gërdecit': Fabrika s'kishte kontrolle sigurie
TIRANË - Gjyqi për 'Gërdecin' sot ka pasur zhvillime mjaft të rëndësishme, ku ka dëshmuar drejtori i fabrikës së demontimit të armëve, Dritan Minxolli si dhe Zamira Durda, banore e këtij fshati që humbi djalin, babanë dhe kunatën në këtë tragjedi.
Drejtori i fabrikës së Gërdecit ka deklaruar para trupit gjykues: Predhat në Gerdec kishin nisur të demontoheshin që në janar të 2008-s. Aty kishte të punësuar njerëz të grupmoshave të ndryshme, edhe fëmijë.
Ai ka pohuar se asnjeherë fabrika nuk është inspektuar nga ekspertët e ushtrisë për respektimin e rregullave të sigurisë në fabrike. "Përveç MEICOS, asnjë institucion tjeter nuk është interesuar për atë çfarë ndodhte në Gërdec", tha ai.
Minxolli është një ndër 29 të akuzuarit e kësaj tragjedie. Seanca po vazhdon me dëshmi te tjera.