Droga sekuestro fushes se futbollit
Togat e zeza kane dhene miratimin per zbatimin e ligjit Antimafia ndaj shtetasit Mentor Sh nga Berati i cili po vuan denimin e dhene ndaj tij me 16 vjet burg per trafikim te narkotikeve. Sipas prokurorise hetimi ka provuar se i denuari ka krijuar pasuri te konsiderueshme biznesi ne ane te rruges Fier-Berat burimi financiar i te cilave ka qene trafiku i heroines nga Shqiperia ne Itali gjate viteve 2003-2004. Zoteruesi i pasurive te sekuestruara konkretisht nje kalceto minifutbolli me te gjithe aksesoret e saj eshte akuzuar ne vitin 2007 per veprat penale te Trafikimit te lendeve narkotike dhe Organizim e drejtim te organizatave kriminale. Bazuar ne nje dosje te ardhur nga prokuroria e Milanos ne Itali Mentor Sh u hetua ne Shqiperi dhe perfundimisht u zbulua se ai kishte trafikuar ne Itali ngarkesat e lendes narkotike qe kishin mberritur ne shtetin fqinj ne datat 12 janar 2003 dhe 21 janar 2003. Pas procesit gjyqesor gjykata e Krimeve te Renda vendosi deklarimin fajtor te Mentor Sh dhe me 26 mars 2010 e denoi ate me 16 vjet burg. Bazuar ne ligjin e ri Antimafia te hyre ne fuqi me 15 janar 2010 prokuroria filloi hetimin e pasurise se personit te denuar. Fillimisht organi i akuzes ka verifikuar se i denuari nuk ka pasur biznes apo burime te tjera te ardhurash te ligjshme ne Shqiperi. Nderkohe hetimet gjeten se ne emer te shtetasit Mentor Sh ishin disa pasuri me vlera te konsiderueshme. Sipas hetimit i denuari per trafik heroine ishte pronar i nje fushe minifutbolli me permasa 40x20 meter ne ane te rruges nacionale Berat-Fier. Fusha ne fjale eshte e shtruar me tapet bari artificial rrethuar me rrjete teli me lartesi 4 meter. Kjo prone eshte ndertuar gjate viteve 2007-2008 pa marre lejen e autoriteteve perkatese lokale. Sipas prokurorise i denuari Mentor Shehu rezultoi pronar i nje ndertese 1-kateshe ngjitur me fushen e minifutbollit. Godina eshte me siperfaqe 87 m2 e ndare ne dy pjese nje siperfaqe 35 m2 bar-kafe-internet me 8 tavolina dhe 8 komjutera dhe hapesira tjeter me siperfaqe 52 m2 qe perbehet nga nje salle lojerash ku ndodhen tri tavolina bilardoje. Gjate hetimeve te saj prokuroria pretendon se ka provuar qe burimi financiar i krijimit te ketyre pasurive kane qene fitimet e ardhura nga trafiku i droges ndaj ne baze te ligjit Antimafia eshte kerkuar sekuestrimi i pasurive ne fjale. Gjykata e Krimeve te Renda pasi ka shqyrtuar kerkesen e prokurorise ka aprovuar zbatimin e ligjit Antimafia ne kete rast. Ky ligj parashikon sekuestrimin dhe me pas konfiskimin perfundimtar te pasurive qe kane burim nga aktiviteti kriminal.
Pronat e sekuestruara
1. Fushe minifutbolli me permasa 40x20 meter ne rrugen nacionale Berat-Fier.
Fusha e shtruar me tapet bari artificial rrethuar me rrjete teli me lartesi 4 meter.
2. Ndertese 1-kateshe ngjitur me fushen e minifutbollit me siperfaqe 87 m2 e ndare ne dy pjese nje siperfaqe 35 m2 bar-kafe-internet me 8 tavolina dhe 8 komjutera dhe hapesira me siperfaqe 52 m2 qe perbehet nga nje salle lojerash ku ndodhen tri tavolina bilardoje.
Trazhgim Sokolaj