E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nena e Bleones padi pese vajzave E njohin rrembyesin

/ /

Mata thote se padine penale e bazon ne disa argumente te fuqishme dhe se prokuroria nese do te hetoje ne pistat e dhena prej saj do te gjeje shume shpejt te bijen e grabitur. Bukurie Mata i ka bere keto deklarata ne menyre mediatike por ne prokurorine e Kukesit ende nuk ka asnje denoncim zyrtar. Nje denoncim i tille do te rihapte dhe nje here ceshtjen. Nena e Bleones jep arsyet pse ajo akuzon vajzat per zhdukjen e se bijes. Se pari sipas saj te 5 vajzat moren Bleonen e vogel ne ate kohe pak me shume se 6 vjece duke e larguar nga shtepia dhe e derguan ne malin e fshatit Zapod. Se dyti ato e lane vetem ne mal duke bere te mundur qe vajzen e vogel dikush ta marre dhe ta zhduke pa lene asnje gjurme. Se treti deklaron Bukurie Mata vajzat e rritura njoftuan per humbjen e Bleones shume vone vetem pasi ato u siguruan per largimin e grabitesve me vajzen e rrembyer. Sipas saj te pakten tre nga vajzat e dine fatin e Bleones ate dite dhe jane bashkepunuese ne rrembim. Vajzat e rritura bareshat qe moren me vete Bleonen dhe nuk e kthyen me nga mali e dine rrembyesin por nuk e tregojne. Ndoshta kane nje pazar te perbashket ndoshta kane frike nuk mund ta them por ato duhet te shtrengohen penalisht per te treguar te verteten thote Bukurija e cila ndodhej dje ne Kukes duke kerkuar dike qe ti perpilonte padine penale per ne gjykate dhe prokurori. Tani qe me kane braktisur te gjithe nuk kam rruge tjeter vecse ti padis penalisht ato qe une i konsideroj pergjegjese direkte per humbjen e vajzes sime thote Bukuria. Per shkak te zhdukjes se Bleones cifti Mata iu drejtua gjykates per divorc duke akuzuar njeri-tjetrin por ne fakt asnje prej tyre nuk i pranon deklarimet e pales tjeter. Ky proces pritet qe te mbyllet pas 1 jave ne gjykate per te bere ndarjen formale pasi cifti jeton i ndare qe pak kohe pas zhdukjes se Bleones. Diten e humbjes ne mal me Bleonen ndodheshin dhe vajzat e rritura halla e saj Alketa si dhe kusherirat Qamilja Rudina Gentiana dhe Rudina. Ndonese jane marre disa here ne pyetje ndaj tyre nuk jane provuar dyshimet per implikim ne zhdukjen e Bleona Mates. Qe prej 22 majit asnje gjurme nuk ka pasur per te mituren tashme 7 vjece.

KUKES/ JONUZ HALLAI

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›