E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja ne Shkoder Kushtetuesja Rigjykim autorit

TIRANE - Gjykata Kushtetuese rrezon denimin me 16 vjet burg per vrasje te shtetasit Ilmir Hajdari duke urdheruar rigjykimin e tij ne Kolegjin Penal te Gjykates se Larte. Ne ditet e fundit te dhjetorit 2010 gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin e saj per ankimin e shtetasit Ilmir Hajdari i cili kishte kerkuar anulimin e vendimit te Gjykates se Larte qe e denoi ate me 16 vjet burg per vrasje. Historia gjyqesore e perfituesit nga vendi i Gjykates Kushtetuese nis ne vitin 2005 kur Ilmir Hajdari u deklarua fajtor nga Gjykata e Shkodresme akuzen e vrasjes me arme zjarri ndaj shtetasit Indrit Bajri. Krimi kishte ndodhur me 21 dhjetor 2010 ne qytetin e Shkodres. Ne 2005 Gjykata e Faktit ne Shkoder e denoi te akuzuarin me 16 vjet burg me akuzen e vrasjes se kryer ne bashkepunim dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake. Nje vit me pas ne 20 shkurt 2006 Gjykata e Apelit Shkoder me vendimin nr.44 vendosi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare ne pjesen qe ka deklaruar fajtor kerkuesin per kryerjen e vepres penale te mbajtjes pa leje te armeve luftarake parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal dhe ndryshimin e vendimit ne pjesen tjeter duke deklaruar fajtor kerkuesin per kryerjen e vepres penale te vrasjes se kryer ne kapercim te kufijve te mbrojtjes se nevojshme. Gjykata e Apelit perfundimisht e denoi te dyshuarin me 9 vjet burgim. Pas ketij vendimi te Gjykates se Apelit prokuroria beri ankim ne Gjykaten e Larte. Kjo e fundit me vendimin e dates 4 qershor 2008 vendosi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder dhe lenien ne fuqi te vendimit te Faktit per denimin e te dyshuarit me 16 vjet burg. Ky vendim u dergua ne Gjykaten Kushtetuese nga avokati i Ilmir Hajdarit i cili pretendoi shkelje proceduriale-ligjore ne shqyrtimin e ceshtjes ne Gjykaten e Larte. Kushtetuesja pasi ka degjuar palet ka vendosur qe denimi me 16 vjet burg te prishet dhe ceshtja te kthehet per rigjykim ne Gjykaten e Larte. tr.so

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›