Pink: Jam biseksuale dhe e lumtur
Nuk është përpjekur kurrë të shfaqet ndryshe dhe videoja e fundit e realizuar ngjan më tepër me një rrëfim publik. Në fund, Pink ka hequr çdo dyshim për preferencat e saj seksuale. “Nuk ndihem aspak në siklet të pranoj se jam biseksuale – është shprehur për “News of the ëorld” – sepse kjo është gjithçka që jam në të vërtetë. Dashuria është diçka e pastër dhe unë bëj gjithçka për ta mbajtur ashtu”. Pink ka zgjedhur momentin më origjinal për të shprehur pasionin e saj për të dyja anët e universit seksual. Sipas burimeve, këngëtarja po planifikon një martesë të dytë me ish-bashkëshortin Keri Hart. Në të njëjtën kohë ka pranuar se do të ishte po aq e lumtur edhe me një femër. Nuk jam aspak tipi i femrës së komplikuar. Këndoj për dashurinë dhe gjithë ngjyrat e saj, format dhe veçoritë”. Ylli i muzikës mbron situatën në të cilën ndodhet. “Biseksualiteti është në modë, por unë nuk mbështetem shumë te moda. Besoj thjesht te ajo që më bën të lumtur”.
5 Maj 2009