E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zeneli:Pavarësia e Kosovës stabilizoi rajonin

Bashkim Zeneli, diplomat dhe politikan i ftuar në Ora News, u shpreh se pavarësia e Kosovës, dhe një vjetori i saj, shënon një ngjarje historike, pas një lufte shekullore. "Nuk ka fjalë për ta përshkruar, këtë ditë, por arritja deri këtu është meritë e popullit të Kosovës dhe klasës politike të Kosovës", deklaroi ai. Gjatë një vitit, sipas Zenelit, Kosova ka arritur të përfaqësohet në organizma të ndryshme ndërkombëtare, vazhdon të krijojë insitutcione të diplomacisë. "Më e rëndësishmja në këtë periudhë është fakti që drejtimi i Kosovës ka një qëndrim të qartë për minoritetin serb, në jetën shqoërore për të qenë të lirë", VELRËSOI Zeneli. Sipas diplomatit, ky është një vit për te treguar se Kosova ka bërë atë që duhet dhe ka fituar besimin e faktorit ndërkombëtar për qëndrueshmërinë dhe stabilitetin. "Pavarësia e Kosovës tregoi se rajoni është stabilizuar, dhe jo destabilizuar", theksoi Zeneli. Sipas tij, njohja e Kosovës po ecën shumë mirë, aq më tepër njohja nga fqinjët merr një rëndësi të veçantë. "Megjithatë njohja është penguar edhe nga diploamcia serbe, nga lobingjet serbe", shtoi ai. Diplomati tha se mos njohja e pavarësisë nga pesë vende të BE-së,nuk është për t'u shqetësuar. "Edhe këto vende që kultivojnë frymën e te qenurit komunitar,në një të ardhme jo të largët do ta njohin Kosovën", tha ai. Lidhur me rolin e Shqipërisë për pavarësinë e Kosovës,Bashkim Zeneli tha "Ka qenë një mbështetje e matur dhe e kualifikuar dhe duhet vlerësuar".Sipas tij, Serbia duhet të njohë realitetin e Kosova është e pavarur. "Sfidat kryesore të Kosovës, tha Zeneli,"janë në fushën e ekonomisë, në luftën kundër krimit, korrupsionit, konsolidimin e mekanizmave të duhura, pranimin e të gjitha hapësirave të ligjshme për gjithëperfshirjen e komunitetit serb, si dhe njohjet e mëtejshme".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›