Rama paralajmëron fundin e politikës së vjetër dhe fitoren e politikës së re

Kreu Socialist, Edi Rama takim me vullnetarët e qytetit të Poliçanit dhe Kuçovës
Gjatë turit të takimeve me vullnetarë në qarkun e Beratit, Edi Rama dhe deputetët e këtij qarku që e shoqërojnë kanë zhvilluar takime në Poliçan e Kuçovë. Në këto takime masive Kryetari socialist Edi Rama është ndalur tek industria e baltës që ka nisur të punojë në këtë prag fushate, e cila sipas liderit opozitar do të vijë në rritje. Por, Rama u ka bërë apel nga Poliçani të gjithë atyre që e duan ndryshimin për të mos humbur arsyen përballë baltës e shpifjeve që do të gjenerojë lufta për pushtet e politikës së vjetër. "Politika e re nuk është një skenë ku një grusht burrash shahen e kacafyten dhe ku fiton ai që bërtet e shan më shumë, po një hapësirë ku njerëzit mund të zgjidhin së bashku problemet bashkëjetesës së tyre në këtë vend, duke përmirësuar jetën e secilit,- u shpreh Rama.
Na takon neve, së bashku, që me fuqinë e ndryshimit ta krijojmë këtë hapësirë, duke mbjellë në sa më shumë zemra farën e besimit se shpresat tona s'janë të pamundura, se idealet e idetë e reja për Shqipërinë nuk janë as të humbura e as të parealizueshme, se një bashkim i ri qytetarësh për të mirën e të gjithëve e të secilit s'është utopi, po mision qytetar i cilitdo. Ai tha se fushata elektorale po afron dhe të gjithë, si gjithnjë prej 18 vjetësh, kanë nisur të bëjnë premtime për të marrë votat që pastaj, me votat që marrin, të bëjnë si gjithnjë çdo gjë tjetër përveç mbajtjes së premtimeve. Por, kjo e vërtetë e hidhur 18 vjeçare, sipas Ramës nuk është një arsye më pak, po një arsye më shumë, për të mos e lenë fushatën që po vjen në duart e politikanëve dhe për të mos i falur politikës së vjetër të premtimeve të pambajtura një tjetër shans që demokracia ua jep qytetarëve. Kjo fushatë është mundësia për t'i dhënë jetë politikës së qytetarëve. Ky rrjet vullnetarësh është mjeti për të mos e humbur këtë mundësi historike për cilindo që e do fatin e tij në dorën e tij në atdheun e tij,- u shpreh kreu i PS, Rama. Sipas kreut të PS, përballë nesh është Sali Berisha dhe jo vetëm ai, po e gjithë politika e vjetër e industrisë së akuzave, shpifjeve, fyerjeve, djathtas e majtas, që në javët e muajt në vijim do të punojë në ethe të papara, si asnjëherë më parë, për të na përbaltur, shkurajuar, mjegulluar arsyen e rrëzuar moralin. Por, ne nuk do ta humbasim mundësinë që na jepet për t'u ndarë nga Shqipëria e baltës së keqqeverisjes dhe nga balta që lufta për pushtet e zanatçinjve të politikës së vjetër të urrejtjes e të sherrit fut në të gjitha shtëpitë tona,- u shpreh Rama. Duke iu drejtuar qytetarëve të Poliçanit, Rama tha se ne nuk do t'i kundërvihemi baltës dhe mllefit me baltë dhe mllef, po me fuqinë e besimit tonë tek ëndrra që na ka prurë në këtë sallë, të cilën do ta tregojmë qytet më qytet, fshat më fshat, shtëpi më shtëpi, në të gjithë Shqipërinë, ku, ju siguroj, do të gjejmë çdo ditë mijëra, qindramijëra si ne dhe pak si ata që me ëndrrën tonë kanë 18 vjet që luajnë lojën e pashpirt të pushtetit të interesave të tyre. Ne nuk do të mallkojmë errësirën ku duan të na mbajnë edhe 4 vjet të tjera. Ai theksoi se ne nuk do rreshtim së ndezuri dritën e shpresës në zemra e mendje shqiptarësh e shqiptaresh të të gjitha moshave e krahinave, përtej të majtës e të djathtës. Lideri i opozitës aktuale, Rama nënvizoi se të ardhmen tonë europiane s'mund ta lemë në dorë të llogarive që kushtëzohen nga numri i kryetarëve të partive majtas e djathtas, po duhet ta shohim si shprehjen e mundshme të një bashkimi të ri, që e kapërcen hendekun 18 vjeçar mes politikës së vjetër dhe njerëzve, si shumën e zemrave dhe mendjeve shqiptare, që dalin nga skema e vjetër e përçarjes 18 vjeçare për interesat e një grushti politikanësh. Gjithashtu, vijoi Rama të ardhmen duhet ta shohim si rezultatin e një koalicioni jo midis disa stemash e flamujsh partiakë, po shumë më gjerë se kaq, midis qytetarësh e qytetaresh si ju, të cilët duan të jetojnë në një Shqipëri ku politika të jetë europiane dhe jo vetë pengesa për ta prekur ëndrrën Europë këtu, në atdheun tonë në mes të Europës. Në takimin e zhvilluar në qytetin e Kuçovës Kryesocialisti është shprehur se njerëzve të thjeshtë nuk u intereson pushteti por rezultatet e qeverisjes. Dhe më 28 qershor njerëzit e thjeshtë do ti japin jetë ëndrrës së shqiptarëve me të cilën kanë 18 vjet që luajnë politikanët për interesa të pushtetit të tyre.
Email This Klikime: 1