E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollo: Procesi i shpërndarjes së kartave në rrugën e duhur

Pas akuzave të shumta të opozitës dje në parlament në lidhje me vonesat në shpërndarjen e kartave të identitetit ka reaguar deputeti i PD, Genc Pollo duke mbështetur ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani se procesi është në rrugën e duhur, pavarësisht nga dobësit teknologjike që ka vendi. Ai tha se  kompania ka një kalendar dislokimi në gjithë Republikën e Shqipërisë dhe ashtu siç ishte shpallur, qytetet kryesore janë të pajisura me stacione aplikimi. Angazhimi i përsëritur brenda muajit shkurt, vijoi ai që  të kemi stacione aplikimi edhe në qyteza, komuna të mëdha e komuna të vogla. Nëse ka probleme me listën që Ministria e Brendshme bazuar tek të dhënat e policisë, ka çuar në çdo zyrë të gjendjes civile çdo zyrë e gjendjes civile që kontrollohet nga një bashki apo komunë, e kryesuar nga një kryetar mund të vijë në drejtorinë e përgjithshme të gjendjes civile. Shifra ekstravagande, nuk janë se mungojnë në listat tërësore të gjendjes civile, janë vetëm ata që nuk kanë pasaportë dhe janë përparimtar, nëse bëhet fjalë për 20 ose 30, mund të shkojnë e të jenë të parët,- u shpreh Pollo. Ai tha se  Partia Socialiste të marrë të gjithë informacionin për të mos hedhur baltë pa qenë nevoja në një proces të rëndësishëm për vendin dhe për të cilin pajisja me letërnjoftime është në interes të të gjitha palëve nuk është në interes të Shqipërisë të hidhet baltë.  

Email This Klikime: 1

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›