E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëshpërim dhe ekstremizëm në protestën e socialistëve - 20 deputetë, harakiri politik me grevë urie

Ankthi i dështimit, detyron Edi Ramën të bëjë kurbanët e parë- shkelmon 22 deputetë dhe 200 socialistë

Edvin Kristaq Rama, tmerrohet nga mungesa e mbështetësve në protestën e organizuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe urdhëroi futjen në grevë urie të disa deputetëve të grupit parlamentar dhe afro 200 simpatizantë socialistë, të cilët do përjetojnë fatin e zi, të faturuar nga një kryedhunues, për interesat e tij personale.
Kësisoj, pas konfirmimit se nga protesta e zhvilluar në kryeqytet nuk u mblodhën më shumë se 15 mijë mbështetës, Edi Rama vuri në jetë planin (B), atë të dhunimit të 22 deputetëve dhe 200 simatizantëve, të cilët do jenë kurbanët e parë të realizimit të interesave personale të ylberistit të PS-së.


Më optimistët thonë me gjysëm zëri, se as këtë herë Edi Rama nuk ia doli, s’janë as 15 mijë protestues


UPDATE- Klika e Edi Ramës dhe e aleancës për ndëshkimin e Shqipërisë, Edi-Taku-Nardi, ka marrë sot një “shuplakë” të merituar, në bulevardin qendror të Kryeqytetit, në atë rrugicë të ngushtë...Paralajmërimi prej javësh të tëra për organizimin e një proteste më 30 Prill në Tiranë, do t’i shërbente Edi Ramës, që të diktonte nivelin e mbështetjes elektorale, nisur nga pretendimet për zgjedhjet e 28 qershorit. Por, ajo që u pa, ishte e hidhur dhe aspak shpresëdhënëse për Edvinin dhe aleancën malavite. Të pranishëm në protestën e paralajmëruar prej disa muaj më parë, nuk i kalonin caqet e 15 mijë dhe kjo shifër ka dalë nga burime të sigurta pranë selisë rozë, pra më optimistët dhe më të interesuarit, edhe për të spekuluar me shifrën e pjesëmarrjes. Konstatimi i dalë nga vetë selia e PS-së nxjerr bllof dhe njëherazi jashtë loje, shifrën e publikuar nga Spartak Ngjela, i cili tha se pjesëmarrësit llogariten deri në 200 mijë. Kjo shifër spekulante dhe aspak e vërtetë u duk qartë që ishte një mashtrim i pastër i avokatit të Edi Ramës, pasi entuziazmi linte për të dëshiruar dhe pa kurrfarë grinte proteste. Mitingu i Partisë Socialiste, në bulevardin qendror të Kryeqytetit, faktoi edhe njëherë mungesën e mbështetjes ndaj kauzës së pabazë të kësaj force politike dhe braktisjen jo vetëm nga shqiptarët në tërësi, por edhe nga socialistët e thjeshtë. Edi Rama dhe stafi i tij, të njohur si aleanca Edi-Taku-Nardi, me qëllimin parësor destabilizimin politik të vendit dhe ndërprerjen e rrugës së integrimit euro-atlantik, trumbetuan për ditë me radhë për një protestë gjigante në Tiranë, mirëpo realiteti tregoi të kundërtën, as më shumë e as më pak, sa pjesëmarrësit në protestën e 20 nëntorit vitin e shkuar.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›