E Diel, 1 Nëntor 2026

Italia dhe Sllovenia, letër BE: Të hiqen vizat me Shqipërinë në qershor të këtij viti

Kërkesa: 2 Qershori të konsiderohet si afati i fundit për dhënien e vendimit. Kërkesës i bashkohen edhe 10 vende të tjera, anëtare të Unionit


Franko Fratini dhe Samuel Zbogar, dy ministrat e Jashtëm, përkatësisht të Italisë dhe Sllovenisë, i bëjnë thirrje Brukselit, të heqë vizat me Shqipërinë, ashtu, siç kanë premtuar në nëntor të 2009-ës, në qershor të këtij viti. Përmes një letre drejtuar ministrit të Jashtëm spanjoll, Angel Miguel Moratinos, vendi i të cilit mban dhe Presidencën e Bashkimit Europan, Fratini e Zbogar kërkojnë marrjen e vendimit për heqjen e vizave në Samitin e Sarajevës, në 2 qershor. Letra e Fratini dhe Zbogar i është dërguar dhe autoriteteve më të larta të Bashkimit Europian, Përfaqësues së Lartë për Politikën e Jashtme në BE, Katherin Ashton, Komisionerit për Zgjerimin Stefan Fule dhe Komisioneres për çështjet e Brendshme, Sesilia Malmstrom. Por më e rëndësishme, në nismën e marrë nga ministri italian dhe ai slloven për heqjen e vizave, është dhe mbështetja që kanë gjetur te homologët e tyre të vendeve të Bashkimit evropian. Letra është firmosur nga 10 ministra të tjerë të jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian, duke shënuar në këtë mënyrë dhe një rritje të mbështetjes se vendeve të BE-së për procesin e heqjes së vizave.


Letra e ministrave Fratini dhe Zbogar, drejtuar Presidencës spanjolle të BE:
“Rruga që synon nxitjen e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian ka regjistruar hapa të shumtë vitet e fundit. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përshpejtuar me të vërtetë procesin e reformave më qëllim përmbushjen e kritereve dhe kushteve të vendosura nga BE, duke arritur disa rezultate të rëndësishme. Së fundmi, si rrjedhojë e linçimit të dialogut të liberalizimit të vizave nga Komisioni në fillim të 2008, qytetarët e Ish-Republikës Jugosllavë të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë janë më pranë qytetarëve tanë. Liberalizimi i vizave ka dëshmuar së është, arritja më e madhe në praktikën e Bë-së që kontribuon në imazhin dhe perspektivën e saj në të gjithë rajonin. Procesi dëshmoi gjithashtu së gjatë përmbushjes së objektivave kombëtarë të përbashkëta, vendet e rajonit janë të afta të zhvillojnë procesin e reformave.
Suksesi i këtyre tri vendeve ka qenë një shtysë e fuqishme për Shqipërinë dhe Bosnjë Hercegovinën, dukë i inkurajuar të intensifikojnë përpjekjet e tyre për përmbushjen e kushteve të mbetura, të përcaktuara në Udhërrëfyesit e tyre. Tani, është e rëndësishme të përfundoi procesi, dukë patur parasysh së kushtet e përcaktuara nga Komisioni Evropian, duhen plotësuar.
Në do të donim t’u kujtonim Deklaratën e Përbashkët të miratuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian në Nëntor 2009, i cili qartësisht na angazhon që të shqyrtojmë një propozim për amendimin e Rregullores (KE) Nr. 539/2001, lidhur më Shqipërinë dhe Bosnjë Hercegovinën, si një çështja urgjentë. Duke patur parasysh, procedurat ë zgjatura të vendimmarrjes së përbashkët, në na nevojitët të sigurojmë një punë në afat të organizmave përgatitorë të Këshillit, dukë i mundësuar Komisionit Evropian të paraqesë propozimin ë tij deri në fund të Majit 2010. Si rezultat, debati politik për mendimin e Rregullores do të vazhdojë në Këshillin e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme në Qershor, dukë i mundësuar Parlamentit Evropian të përfundojë punën në fillim të vjeshtës.
Në këtë kuadër, në inkurajojmë dhe mbështesim fuqishëm gatishmërinë e Presidencës spanjollë për të njoftuar rrugën ë hapur për marrjen e vendimit për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjë Hercegovinën në takimin ministerial të Sarajevës në qershor.
Një kopje e kësaj letre i është dërguar edhe Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit për Punët ë Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zëvendës Presidentit të Komisionit Evropian, Baroneshës Ashton, Komisionarit Fule, Komisionerit Malstrom, Kryetarit të AFëT, Albertini dhe përfaqësuesve të tjera të vënëve anëtarë”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›