E Diel, 1 Nëntor 2026

Europarlamentarët Kukan dhe Pack: Shqipëria ka shënuar progres, duhet të inkurajojmë autoritetet qeveritare

Debate në Parlamentin Evropian, eurodeputeti grek Chountis akuzohet se ka artikuluar një raport jo objektiv për Shqipërinë


Deputetët e Parlamentit Evropian vlerësojnë se pavarësisht ngërçit politik që po kalon Shqipëria, ka një funksionalitet të plotë të institucioneve në vend. Kjo është vërejtur gjatë kritikave të adresuara ndaj draft-raportit të eurodeputetit grek, Nicolaos Chountis mbi integrimin europian të Shqipërisë. Ky raport ka hasur në kundërshtimin e shumë deputetëve të komisionit parlamentar të Punëve të Jatshtme, si një draft raport jo objektiv. Eurodeputetët i kanë kujtuar fillimisht raportuesit Chountis, se ai nuk ka përfshirë në draft raport hapin më të rëndësishëm deri tani të ndërrmarrë në kuadrin e integrimit europian, dorëzimin e përgjigjjeve të pyetësorit të Komisionit Europian. Së dyti, raportuesi Chountis nuk ka përfshirë një tjetër parametër shumë të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, siç është rritja ekonomike, që ka habitur eurodeputetët, pasi kjo rritje ka impresionuar jo pak në kontekstin e krizës globale. “Edhe pse ekonomia shqiptare ka një përqindje të lartë të rritjes ekonomike, pyetja që ngrihet është, a është kjo rritje ekonomike e bazuar në shifra të vërteta dhe fakte, dhe a ka vend për shqetësim duke ditur, se një pjesë e madhe e të ardhurave të vendit vijnë nga jashtë? Investimet në Shqipëri vijnë nga Greqia dhe Italia”, thotë në raportin e tij, eurodeputeti grek, Chounsit. Ndërka, është dashur ndërhyrja e eurodeputetëve Eduard Kukan, Doris Pack dhe Libor Rouçek, që raporti i cunguar të rikthehej edhe njëherë për rishqyrtim.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›