E Shtunë, 31 Tetor 2026

1 Maji shënohet me protesta

TIRANE-Sot në botë shënohet 1 Maji, ku në shumë shtete u paralajmëruan protesta. Greqia sot është zgjuar me protesta masovike për shkak të masave të qeverisë për të luftuar krizën e borxheve. Kryeministri George Papandreu tha se nevojiten rritje të taksave dhe kufizime të reja, për të përballuar krizën.

Në shumë qytete të Gjermanisë gjithashtu janë paralajmrëuar protesta, kurse policia në Berlin i ka shtuar masat e sigurisë.

Në Stamboll, për të parën herë pas 33 vitesh 1 Maji do të shënohet në sheshin Taksim, ku në protestat e vitit 1977 e humbën jetën 34 njerëz.

Në Rusi, opozita paralajmëroi protesta antiqeveritare në Moskë dhe Shën Petersburg.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›