Dëshpërimi e çon Ramën tek bllofet, por bëhet gazi i botës me ultimatume para një sheshi të boshatisur
Edvini u çmend sot në mesditë nga shkretëtira që ka gjetur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, teksa ka afruar kohën e mitingut nga ora 18 në orën 13, me shpresën për ta mbyllur sa më shpejt një protestë të diskredituar e që po sillte edhe diskreditimin e vetë lidershipit socialist. Duke i qendruar besni vendimit të çadrës për të folur për përshkallëzim, në shkretëtirën e sotme, Rama ka folur për ultimatume e për haxhiqamilizma. “Nje levizje e re popullore ka lindur ne Shqiperi, tha Rama në fjalimin e vet surreal. Populli opozitar me i bashkuar per lirine ka shtruar ne kore ultimative kerkesen e tij per qevrerine, te hapen kutite e votimit ose vala e protestes do hapet ne te gjithe Shqiperine, deri ne largimin e qeverise. Nese brenda 10 ditesh Berisha nuk hap kutite e votimit ne do ta ngreme ne kembe popullin shqiptar dhe do te ndalemi vetem kur ne Shqiperi te jene shpallur zgjedhjet e parakohshme. Uroj qe kjo jave e fundit e nentorit te sjelle driten e arsyes ne tunelin e shembur te Berishes per interesin e tij personal. Sali Berisha ka 10 dite kohe per te menduar dhe reaguar, zgjedhja eshte e tij, e drejta eshte e jona”, tha Rama, frazën-, frazën-çelës ultimative, një frazë që u tregon ndërkombëtarëve se ai thjesht po luan bllofin, meqë s’ka asnjë axhendë politike. Bllofi ka shkuar deri aty, sa ai u ka thënë gazetarëve se po planifikohet edhe greva e urisë, një stacion i ri i bufonadës, sharlatanizmit dhe karikaturizmit. Vendimi për ultimatume, përshkallëzime e greva urie duket se ka gjetur shurdhërinë e organizmave ndërkombëtare, të cilat janë treguar tre ditë radhazi krejt të painteresuara për aksione politike surreale, por kjo situatë duket se do t’i shtyjë ata që të gjejnë zgjidhje alternative jashtë çanakut edvinist.
...