E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Çunat e Bllokut janë këlyshë të rrahur, s’bëjnë dot revolucion nga koshi i plehrave të historisë

Deputeti Edi Paloka në një deklaratë të sotme zyrtare, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka denoncuar aktivizimin e brezit të dytë të nomenklaturës enveriste në një përpjekje karikatureske për të marrë pushtetin me dhunë, duke konfirmuar se asnjë tentativë e dhunshme e mafias së kuqe komuniste nuk do të tolerohet, aq më pak akte revolucionare, paçka se – siç tha deputeti Paloka – “çunat e Bllokut janë këlyshë të rrahur e vetëm lehin e kuisin.


Ja edhe deklarata e plotë e deputetit Edi Paloka


“Ditet e fundit, Çunat e Bllokut po ju tregojne qarte shqiptareve se kane vetem nje qellim e nje deshire, etjen e tyre per pushtet. Çuni i Kristaqit, çuni i Sulë Bushatit, çuni i Xhelilit dhe ai i Hamitit sebashku me ministrin e fundit te Sigurimit te shtetit, ministrin e fundit qe qendronte ne krah te Ramiz Alise ne ’90-n dhe eksponente te mafies se kuqe, duan te vijne ne pushtet me dhune. Une jam ketu per t’ju bere te qarte se ne qe hodhem ne koshin e plehrave te historise baballaret e tyre, jemi te gatshem dhe ju premtojme se do ju rezervojme te njejtin fat, ne mos më keq, kelysheve te Bllokut nëse ju shkon ndermend te permbysin demokracine e te kerkojne te vijne ne pushtet me dhune. Megjithese une mendoj se këlyshet e rrahur vetem lehin e kuisin”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›