E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duhet ndalur precedenti i revizionimit të sigurimsave të brezit të dytë

Mbarë opinioni ndoqi mjaft i shqetësuar protestën e opozitës në Tiranë. Ishte një protestë e paralajmëruar pas një turneu të Edi Ramës me mitingje në qytetet kryesore, te gjitha dështime, veç me pjesmarrjen e punonjësve lokalë të PS-së, edhe ata të mbledhur me pahir nga të katër anët e vendit. I njejti skenarë u përsërit edhe me 20 Nëntor, pas tam-tameve dhe britmave histerike të fytyrave më të nxira të ish-diktaturës dhe ish-sigurimit famkeq komunist. Mitingu qe maskarada e ish-kriminelëve të diktaturës komuniste dhe të pinjojve të moshës së dytë. Hapja e mitingut nga Gramoz Ruçi ish Ministri i sigurimit komunist të Ramiz Alisë ishte një tregues i qartë se kryeqyteti i Shqipërisë do të përballonte një imazh të së shkuarës që kurrë nuk mund të kthehet. Masa e njerëzve që ndiqnin fjalimin e kriminelit komunist të masakrës së 2 Prillit që përgjaku Shkodrën në vitin 1991, ishte një masë hetorogjene, kryesisht fshatarë të mashtruar, të ardhur nga të katër anët e Shqipërisë, me premtimet boshe të parave dhe sufllaqeve. Natën e kaluan jashtë veç disa të mjerë të mashtruar dhe të paguar në mënyrë qesharake, ndërkohë që Edi Rama dhe hordhia e tij ishin larguar. Britmat naziskine të Ruçit se “Berishën do ta detyrojmë me forcë të largohet”, treguan karakterin e një aborti bolshevik të kësaj proteste. “Oratorët” që e morën fjalën njeri pas tjetrit mbeten fytyrat më të përçudnuara të diktaturës komuniste dhe të politikës në Shqipërinë post komuniste. Foli edhe “miza në bishtin e kalit” Skënder Gjinushi, ministri komunist i Ramiz Alisë, i biri “Golikut” -  gjeneralit kriminel të Enver Hoxhës që me urën e zjarrit në dorë dhe pushkatimet masive terrorizoi popullin e Dibrës, Lumës, Hasit, Tropojës dhe Kosovës. Ministri i regjimit komunist “nuk është e mundur të mbetet pa pushtet” se monstrat komuniste sikur paskan lindur për të sunduar. Gjinushi foli me mllef kundër demokracisë dhe zgjedhjeve të 28 qershorit për arsye se “bishtin e kalit”, Edi Rama e la me gisht në gojë. Prandaj ai, tani edhe me Erionin e G99, dridhen e përdridhen në podiumet e improvizuara të protestave të PS duke provokuar urrejtjen e shqiptarëve për këto monstra të shpifura të politikës shqiptare. Foli edhe Namik Dokle, “serbi i vogël”, i preferuari i ambasadës jugosllave në Tiranë në kohën e diktaturës komuniste. Sigurisht “oratori” më i preferuar i Ramës, Spartak Ngjela u la të fliste në fund duke treguar se ai tani ishte njeriu që bënte “ligjin në stanin e Edi Ramës”. Mercenari i paskrupull dhe pa moral, “çuni i bllokut”, u shfaq më agresiv se asnjëherë tjetër kundër demokracisë duke bërë thirrje antikushtetuese.
Mitingu përfundoi si cirk me qen të rrahur... Ata duhen vetëm sa zgjat shfaqja, pastaj nën vringëllimën e shufrave të rrahjes duhet të largohen. Mitingu, megjithë përgatitjet dhe urdhrat e Edi Ramës për pjesëmarrje “masive” dështoi falë bojkotimit total që i bënë në radhë të parë qytetarët e Tiranës. Pamjet e TV Ora News që u bënë publike menjëherë pas mbylljes së mitingut, treguan sërish demagogjinë e propogandës së tipit komunist se  “duke gënjyer, diçka do të mbetet”. Protesta e modelit komunist revolucionar u mbyll për fatin e keq të disa mjeranëve që kishin ardhur nga rrethet dhe duhej të kalonin natën jashtë sipas skenarit të Edi Ramës. Problemi do të mbetet i Tiranës që për shumë ditë do të ndiej erën e rëndë të haleve ambulante në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›