Kllounada politike e së majtës dhe dështimi i tij i pashmangshëm
Neqoftëse deri tani kishte ndonjë mundësi të vogël për rikuperim dhe korrigjim, pas fillimit te protestës për hapjen e kutive, imazhi politiko-social i Edi Ramës është shkatërruar përfundimisht, duke fituar dimensionet e nje kllouni politik. Pa qenë e nevojshme te perseritim atë që tashmë e dinë të gjithë shqiptarët, kryetari i bashkisë së Tiranës dhe kryetar i PS, u hodh në një sulm të paprincip dhe të pamoralshëm kundër vlerave të demokracisë shqiptare dhe liderit të PD-së Sali Berisha. Sulmin Edi Rama e motivon gjoja me mbrojtjen e lirisë së votës dhe manipulimit të zgjedhjeve të 28 qershorit. Pikërisht, kjo alibi e stisur e vendos kreun e PS-së dhe gjithë mbështetësit e tij, përballë situatave groteske, pasi i gjithë procesi elektoral i zgjedhjeve të 28 qershorit ishte i monitoruar nga mijera vëzhgues profesionalë, te brendshëm dhe ndërkombëtarë. Procesi i numërimit të votive u zhvillua nga komisionerë të vendosur nga forcat politike pjesmarrëse në votime pre edhe te PS-së, dhe nëse votat qenkan manipuluar, atëherë manipulues paskan qenë vetë socialistet, komisionerët e tyre të cilët kanë firmosur procesverbalet përfundimtar. Atëherë çfarë kërkon PS dhe Edi Rama? Le t’u drejtohet pikërisht komisionerëve të PS-së, pastaj PD-së dhe Sali Berishës. Pas humbjes në procesin zgjedhor të 28 qershorit, Edi Ramës i takonte moralisht te jepte dorheqjen dhe të largohej, por me sa duket paranojat që veprojnë brenda këtij njeriu patologjik, e kanë bërë atë të paarsyeshëm, cinik, inatçor dhe grindavec, por ajo që është më e rënda e kanë bërë një klloun të vërtetë që tashmë veç argëton socialistët dhe mbështetësit e tij mjeranë.
Protesta e PS-së dhe maniakët revolucionarë/Një lum histerik njerëzish, të frymëzuar nga idetë revolucionare të Partisë Socialiste te Punës… dhe ligjërues panegjerikë dhe militues te neokomunizmit të moderuar të PS-së dhe protestues mercenarë të paguar me lekë në dorë. Një panair maniakësh politikë të frymëzuar nga bolshevizma të trasha dhe arkaike. Klithma histerike dhe veshtrime të çekulibruara. Një tablo alla Edi Rama, e ndërtuar sipas modeleve démodé te nazizmit hitlerian, por që për ironi te fatit per socialistet nuk po funksionon. Kjo edhe për vetë faktin se ajo çfarë kërkojnë Edi Ramët e dështuar, pra delegjitimimi i zgjedhjeve të 28 qershorit, nuk është e pranueshme as nga opinioni i brendshëm, as edhe nga ai nderkombëtar. SHBA, OSBE, ODIHR dhe KE i vlerësuan zgjedhjet e 28 qershorit si zgjedhjet më të mirat të zhvilluara në këto 19 vite të tranzicionit. Fakti që shqiptarët votuan për herë të parë të pajisur me kartat e identitetit, me lista të rregullta zgjedhore dhe të monitoruar nga një sistem i sofistikuar kamerash dhe vezhguesish profesionalë, i jep Shqipërisë tashmë vlerën e nje vendi plotësisht të emancipuar politikisht, ku vota ka fituar gjithe vlerën e vet. Ishin këto arsyet që Shqipërisë iu hap drita jeshile per aplikimin si vend kandidat ne BE dhe liberalizimin e sistemit te vizave ne zonën euro. Por kuptohet qartë se është pikërisht ky sukses i merituar i qeverisë “Berisha” që e tërbon naziskinin komunist Edi Rama dhe gjithe skotën e tij të verbuar nga pasione ultrakomuniste, të cilat një pjesë e mediave pranë Edi Ramës dhe PS apo edhe gjoja analistëve e publicistëve mercenarë që thonë së gjoja na qenka tejkaluar koha e komunistëve apo edhe e neokomunistëve. Po atëherë, si mund të emërtohet thirrja patologjike e Edi Ramës, ulërimat enveriste të Gramoz Ruçit apo blegërimat puniste të Arta Dades, Namik Dokles, Skënder Gjinushit dhe mbetjeve komuniste si Spartak Ngjela a Nard Ndoka? E pra të gjitha këto përveçse janë thirrje të motivuara e të frymëzuara nga neokomunizmi, janë edhe nje prelud i një kërcënimi diktatorial të rrezikshëm për revansh, dhunë dhe hakmarrje të verbër. Padyshim që opinioni shqiptar, por edhe ai ndërkombëtar tashmë është mjaft i mirinformuar për atë që ndodh në Shqipëri. Perversiteti politik i një kllouni të dështuar si Edi Rama, me sa duket nuk kërkon (gjoja) mbrojtjen e lirisë së votës, por përmbysjen e Demokracisë, kthimin prapa të vendit, shkatërrimin me të gjitha format të perspektivës europiane të Shqipërisë, pengimin e liberalizimit të vizave dhe mos’hapjen e dyerve të Europës. Dhe e gjitha kjo, meqë Edi Rama i humbi zgjedhjet...
Gjithçka është një paradigmë sa tronditëse, aq edhe groteske, e papranueshme dhe anormale. Natyrisht, shqiptarët tashmë janë të ndërgjegjëshëm se fatet e vendit nuk mund të lihen në duart e një kllouni paranojak, cinik e gërnjar. Padyshim që e vërteta do ta mposhtë këtë të keqe perverse e cinike, këtë uzurpues të PS-së si një forcë politike e madhe, e cila po paguan kështu një haraç tepër të rëndë për shkak të kryetarit të saj anormal, deshtak e mjeran. Gjithësesi, në tërë këtë “revolucion” të sajuar neokomunist, njeriu që po shkon drejt fundit është pikërisht Edi Rama dhe skota e tij e tërbuar dhe e etur njëkohësisht, për ...pushtet, para dhe karrige...