E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Vendimi është i formës më të prerë, zgjedhjet kanë çertifikimin më të plotë në historinë e Shqipërisë

Kryeministri Berisha, pas homazheve në nderim të Prof. Selman Riza, ju përgjigj interesimit të mediave lidhur me protestën e organizuar nga opozita gjatë këtyre ditëve. “Unë jam këtu për të nderuar këtë burrë të madh të kombit por meqënëse po më pyesni, siç theksova dhe po theksoj përsëri, është në detyrimin tim madhor, të garantoj protestën e cilitdo qytetar të këtij vendi dhe kjo është e qartë se ndodhi dhe do të ndodhë. Tani, vazhdon tre ditë, vazhdon tridhjetë ditë, vazhdon tre muaj, vazhdon në infinit, këto janë çeshtje jo të miat, janë vendimmarrje që dalin tërësisht jashtë kompetencave të mia. Theksoj edhe një herë një gjë, absolutisht jam dhe mbetem i hapur për dialog dhe kam bërë një ofertë shumë serioze, por çdo gjë duhet të bazohet mbi të vërtetën dhe jo mashtrimin. Të pretendosh se nuk ka vendosur gjykata në një kohë kur gjykata ka shqyrtuar në themel Beratin, Fierin etj dhe ka vendosur se nuk mund të ketë rinumërim të pabazuar në kontekst, atëherë do të thotë të ndërtosh strategjinë tënde mbi mashtrimin dhe kjo është përzgjedhja që unë nuk e këshilloj. Pra vendimi është i formës më të prerë, zgjedhjet kanë çertifikin më të plotë në historinë e këtij vendi. Ata që nuk duan të pranojnë votën e shqiptarëve, kanë problem me veten e tyre, shqiptarët kanë votuar, zgjedhjet janë çertifikuar, unë këto mund të theksoj dhe e theksova edhe dje. Në mënyrë kategorike vendimi i gjykatës nuk do të mund të përmbyset as nga ata që unë thashë dje, as nga ai, po u ngrit lugat për t’i ndihmuar. Të harrojnë se mund të bëhet kjo gjë”.




Fakti i Ditës/Kryeministri Berisha nderon kujtimin e Prof. Selman Riza


Kryeministri Sali Berisha shkoi sot në homazhet e zhvilluara pranë Akademisë së Shkencave, me rastin e përcjelljes së eshtrave të Prof. Selman Riza në vendlindjen e tij, në Kosovë. Kryeministri Sali Berisha shkoi sot në homazhet e zhvilluara pranë Akademisë së Shkencave, me rastin e përcjelljes së eshtrave të Prof. Selman Riza në vendlindjen e tij, në Kosovë. Pas homazheve, Kryeministri Berisha shprehu përpara gazetarëve respektin dhe nderimin e tij për këtë njeri të shquar të shkencës dhe të letrave shqipe. “Profesor Selman Riza është një nga kollosët e gjuhës sonë të bukur, por është dhe një nga kollosët e atdhetarisë , e dashurisë për Shqipërinë dhe Kosovën, i cili nuk u mposht kurrë. Klika obskurantiste e Enver Hoxhës syrgjynosi Selman Rizën duke besuar dhe menduar se do të mund ta mposhte. Ai sot është më i gjallë se kurrë. Selman Riza sot kthehet në Kosovën e tij të lirë dhe të pavarur për të cilën ai punoi gjatë gjithë jetës së tij, si pak kush tjetër. Unë dua të shpreh edhe njëherë nderimin tim më të madh për këtë kollos të shkencës dhe atdhetarisë shqiptare, për familjen e tij por njëkohësisht edhe kënaqësinë time të madhe që ai, në përputhje me dëshirën e tij, kthehet në Kosovën e lirë dhe të pavarur”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›