E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshtim i paralajmeruar

Serbia i ka humbur te gjitha betejat e mundshme ushtarake politike diplomatike legale ne konfrontimin me Kosoven por tutje arrin ti nxjerre telashe Kosoves

Nga Blerim Shala

Pse po frikesoheni prej dialogut Kjo pyetje rendom nise cdo bashkebisedim te diteve te fundit te diplomateve perendimore me politikanet dhe publicistet shqiptare te Kosoves.

Nuk jeni frikesuar te negocioni me Serbine ne koherat me te veshtira ne vitet e luftes ne Kosove 1998 1999 apo ne vitet e definimit te statusit te Kosoves 2005 2007 kur nuk keni qene shtet nuk keni pase te thuash asnjerin prej mekanizmave politike dhe diplomatike qe i keni tash e disa vjet. Pse atehere tani i keni gjithe keto hezitime ka po ndodhe me ju A eshte e tera lufte per pushtet nje konfrontim ditor politik apo njemend ju duket qe jeni te rrezikuar me fillimin e bisedimeve midis Prishtines dhe Beogradit

Kerkimi i pergjigjeve ne te tera keto pyetje te cilat qarkullojne ne te kater anet e Kosoves qet ne drite nje mori qendrimesh dhe vleresimesh te cilat flasin goxha qarte per nje seri deshtimesh vendore dhe nderkombetare te tri viteve te fundit te cilat kane bere qe Kosova si shtet te jete ne mase te madhe e hutuar e paorganizuar e papergatitur per keto bisedime te cilat here reduktohen ne teknike apo ne temat qe metojne te permiresojne jeten e njerezve e here lartesohen ne shkallen ku del qe prej fatit te tyre varet anetaresimi i Kosoves ne OKB dhe ne Bashkimin Evropian.

Kosovaret i druajne apo i tuten ketyre bisedimeve sepse te panjohurat qe percjellin se paku kete fazen fillestare te tyre jane te shumta ndersa te njohurat e pakta jane kercenuese dhe problematike. Ne mund te themi dite e nate qe veriu i Kosoves nuk do te jete fare ceshtje qe do te diskutohet midis Prishtines dhe Beogradit por duhet ta dime qysh tani qe veriu do te trajtohet ne kete dialog. E panjohura e madhe qe shfaqet ketu eshte kjo Si do te arrijme ta integrojme ne ploteni kete pjese te Kosoves brenda nje periudhe kohore qe matet me pak vjet kur kemi bere fare pak prej vitit 2008 shpallja e pavaresise e kendej

Ketu del ne shesh deshtimi i madh vendor dhe nderkombetare i cili zaten eshte burimi kryesor i ketyre bisedimeve. Le te paramendojme sikur Kosova ta kishte te siguruar sovranitetin mbi kete pjese te territorit te vet a thua do te kishte njemend bisedime te ketilla Apo cfare karakteri do te kishin atehere keto biseda

EULEX-i natyrisht ka hisen e vet te deshtimit per veriun e Kosoves. shte Mision i Rendit dhe Ligjit dhe atje ne Veri nuk ka as rend as ligj. E panjohura tjeter per ne dhe e njohura a e ditura tjeter per Beogradin lidhet me relacionet e Kosoves dhe te Serbise me Brukselin BE-ne.
Ne me gjase se paku si qendrojne punet tani nuk do ta marrim se shpejti as Strategjine per liberalizimin e vizave e cila sipas Kryeministrit Thaci dhe Ministrit Rexhepi te Puneve te Brendshme duhej te mberrinte ne Prishtine qysh ne gjysmen e shtatorit te vitit te shkuar. Me kete dinamike rreth liberalizimit te vizave mund te parashikohet qe kosovaret do te mund te udhetojne vetem me pasaporta ne Evrope ne variantin me te mire me 1 janar 2014. Pastaj nuk e dime fare se si do te zhvillohen marredheniet Prishtine-Bruksel tash e tutje ose si do te konkretizohet dhe sendertohet perspektiva evropiane e Kosoves.

Beogradi i ka te gjitha shume me te qarta per kete shkak Serbia ia ka vene vetes per detyre qe jo me larg se ne vjeshten e ketij viti te marre statusin e shtetit kandidat per inkuadrim ne BE. Dhe njekohesisht se paku edhe disa vjet Beogradi do te pretendoje qe nuk ka hequr dore prej Kosoves.

Dobrica Qosiq shkrimtari dhe politikani qe njihet edhe si baba i kombit serb pos tjerash mbahet ne mend me ate qendrimin e tij qe serbet kane humbur ne paqe ate qe e kane fituar ne lufte. Ne rastin e Kosoves Beogradi po arrin te mekembet edhe pse ka humbur ne lufte ne vitin 1999 ka humbur ne paqe dhe ne negociatat e prira prej Presidentit Ahtisaari ne vitet 2005 2007 me ne fund ka deshtuar edhe ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise ICJ me 22 korrik te vitit 2010. Serbia i ka humbur te gjitha betejat e mundshme ushtarake politike diplomatike legale dhe tutje arrin ti nxjerre telashe Kosoves.

Sikur BE-ja ta miratonte ne gushtin e vitit te kaluar Draft-Rezoluten e Zonjes Ashton qe pritej ti dergohej Asamblese se Pergjithshme te OKB-se per miratim atehere gjithcka do te ishte ndryshe kur flitet per dialogun e Kosoves dhe Serbise. Atehere njemend bisedimet do te zhvilloheshin ne kuader te rrugetimit te Prishtines dhe Beogradit drejt Brukselit per vendosjen e fqinjesise se mire midis dy shteteve.

Por deshtimi i perbashket i Prishtines dhe Brukselit beri qe me 9 shtator 2010 ne New York ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se pothuaj te shlyhet verdikti i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise dhe me kete te ngece procesi i njohjes se shtetit te Kosoves dhe te ri-nise iluzioni qe Prishtina dhe Beogradi mund te merren vesh per gjerat dhe temat per te cilat kurre ne te
kaluaren nuk jane pajtuar.

Dhe keshtu me radhe. Te tilla fakte dhe argumente pse kosovaret shqetesohen prej ketij dialogu te ri me Beogradin ka sa te duash. E shume prej tyre lidhen me mungesen e nje konsensusi themelor ne politiken kosovare per kete proces per natyren e dialogut per synimet e Kosoves per dobine dhe demin e tij. Ne mungese te nje perpjekjeje minimale te autoriteteve institucionale per te ndertuar kete konsensus politik nuk eshte per tu habitur qe kjo teme pastaj trajtohet mbare e mbrapsht mire e keq ne politiken dhe shoqerine kosovare. Keshtu si po duket do te jete edhe tash e tutje. Nuk ka fare shenja te mira qe dicka mund te kthehet mbare ketu.

Autori eshte nenkryetar i Pare i Aleances per Ardhmenine e Kosoves. Marre nga gazeta Express

Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme LidhjeBlerim Shala

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›