Kush ka frike nga regjistrimi

Regjistrimi i popullsise do te na pajise me nje baze te te dhenave qe mbledhen ne menyre vullnetare dhe mbi bazen e deklarimit te atyre qe anketohen. Kosova me te do ta fitoje nje fond te dhenash qe mund te shfrytezohen per planifikime te ndryshme me reale ne kohe dhe hapesire
Nga Shkelzen Maliqi
Regjistrimi i popullsise prej kohesh ne Kosove e edhe ne rajon perceptohej si nje ndermarrje qe ka pasoja te medha politike ose edhe qe eshte ne thelb e demshme per kauzat e ndryshme kombetare. Kjo edhe ka kushtezuar qe Kosova te mos kete regjistrim valid te popullsise qe nga vitit 1981. Per disa edhe regjistrimi i vitit 1981 nuk ka mundur te jete krejtesisht ne rregull ngase eshte realizuar ne kohen kur paten shperthyer trazirat ne Kosoves dhe ishte shpallur gjendja ejashtezakonshme.
Per me shume demografet kosovare shpesh jane shprehur me dyshime edhe per regjistrimet qe jane bere ne kohen e Jugosllavise 8211 qofte ne kohe te Mbreterise kur me regjistrim nuk mblidheshin te dhenat per perkatesine etnike por vetem ate fetare qofte ato te kohes se socializmit. Supozohej se pushtetet e ndryshme ne Serbi manipulonin me shenimet e regjistrimeve per te treguar gjendjen demografike ndryshe sec ka qene ne realitet dhe kjo pastaj shfrytezohej per instalimin e politikave diskriminuese ndaj shumices shqiptare ne Kosove.
Manipulimet e pasqyres demografike te Kosoves ne te kaluaren sigurisht se kane qene ndihmese politikave diskriminuese ndaj shqiptareve si dhe disa etnive tjera por nuk kane mundur te ndikojne ne zhvillimet dhe strukturen reale demografike te Kosoves. Ndonese Serbia qe nga themelimi i Jugosllavise perpiqej qe me mjete te ndryshme ta zvogeloje artificialisht numrin e shqiptareve kjo nuk ka mundur te ndryshoje realitetin. Madje nuk kane pasur sukses as perpjekjet e Serbise per kolonizim masiv te Kosoves me serbe dhe malazeze e as nxitja dhe marreveshjet me Mbretin Zog dhe Kemal Ataturkun per shpernguljen e shqiptareve nga Jugosllavia per ne Shqiperi dhe Turqi. Pas shtate dekadash sa ishte jetezgjatja e Jugosllavise perqindja e shqiptareve ne Kosove vetem sa u rrit dhe e kishte kot Milosevici kur gjate luftes se fundit ne nje interviste per New York Times pohonte se ne Kosove jetojne vetem 600 mije shqiptare. Kjo rrene ishte kulmi i manipulimit te politikes serbe me strukturen demografike te Kosoves qe ne te vertete e shprehte aspiraten e regjimit serb qe nga Kosova te deboje me shume se nje milion shqiptare ne menyre qe numerimi i tyre te reduktohet ne 600 mije. Ky skenar edhe u realizua per disa muaj gjate luftes kur forcat serbe debuan rreth nje milion shqiptare por pasi qe intervenoi NATO te debuarit u kthyen ne Kosove.
Kjo eshte ne pika te shkurtra historia. Tani jemi para nje regjistrimi qe do te zhvillohet ne kondita tjera dhe me standarde me te avancuara te kontrollit. Por serish kthehen dyshimet e vjetra. Ne Kosove sidomos te komuniteti serb ka shume kundershtime per pjesemarrje ne regjistrim. Beogradi sapo ua ka rekomanduar serbeve te Kosoves qe ta bojkotojne regjistrimin. Serbia ne te vertete e ka shtyre edhe regjistrimin ne territorin e saj per ne vjeshte te ketij viti me arsyetimin se nuk ka mjete per kete projekt qe ka kosto relativisht te larte por jo edhe te paperballueshme per nje shtet sado qe eshte ne krize financiare. Nese tani nuk ka mjete ne buxhet per regjistrim si do ti gjeje ne vjeshte pasi qe edhe vjeshta i takon vitit te njejte buxhetor Me gjasa argumenti per mungesen e buxhetit ka qene vetem arsyetim i frikes se regjistrimi do ti zbardhe manipulimet e mehershme me numrat e refugjateve serbe dhe rome nga Kosova qe jane strehuar ne Serbi. Po keshtu Serbia me kete po i ik problemit te regjistrimit te serbeve ne Kosove ku ne te vertete nuk ka mundur ti dergoje regjistruesit e vet sepse ata duhet te regjistrohen si banore te Kosoves.
Edhe ne Maqedoni regjistrimi i popullsise eshte shtyre me gjasa po ashtu nga frika e autoriteteve se do te zbulohen manipulimet e mehershme me strukturen e popullsise.
Ne Kosove nje reagim i vonshem i Akademise se Shkences dhe te Arteve qe po keshtu ka dale me nkerkesen qe regjistrimi te shtyhet ka qene i motivuar me friken se koncepti i regjistrimit i bazuar ne banorin rezident do ta le jashte regjistrit diasporen e madhe Kosovare ne Evrope dhe ne Amerike. Parimi i regjistrimit te popullsise rezidente eshte bere universal pra vlen per te gjitha vendet qe ne te njejten kohe do te mbajne regjistrimet dhe ky parim supozon se popullsia qe ka migruar ne vendet tjera te pakten nje vit me pare si dhe ata qe nuk do te kthehen as pas nje viti nuk perfshihen ne regjistrin e vendit nga i cili jane larguar por do te regjistrohen si banore rezidente ne ato vende ku jetojne dhe punojne aktualisht. Keshtu kosovaret qe jetojne ne Zvicer Gjermani etj. me shume se nje vit dhe ata qe kane shkuar atje dhe nuk do te kthehen deri ne prill te vitit 2012 nuk regjistrohen ne Kosove por ne vendet ku jetojne aktualisht. Vetem se ne Kosove keta persona do te regjistrohen ne nje liste te vecante qe do te pasqyron totalin e diaspores kosovare qe deri me sot ka qene spekulim me vleresime te ndryshme.
Frika e mosregjistrimit te diaspores nuk eshte e arsyeshme dhe nuk prodhon asnje dem per Kosoven dhe popullsine. Thjesht regjistrimi nuk ka asnje pasoje te keqe nuk do te thote se diaspora do ta humb shtetesine kosovare ose se do te preken te drejtat dhe pronat e tyre. Regjistrimi i popullsise do te na pajise me nje baze te te dhenave qe mblidhen ne menyre vullnetare dhe mbi bazen e deklarimit te atyre qe anketohen. Kosova me te do ta fitoje nje fond te dhenash qe mund te shfrytezohen per planifikime te ndryshme me reale ne kohe dhe hapesire.
Demtimi eventual nga bojkoti serb do te jete minimal. Me lehte behet projeksioni i popullsise per nje komunitet qe perben 5 deri 8 te popullsise se sa i 100 per qind.
Lajme te ngjashmeDemokracia e mbikeqyrur LidhjeKush ka frike nga regjistrimi Shkelzen Maliqi