E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retorikat e pavlera

Roderich Kiesewetter

Denojme bllokaden qe PS i ka bere Parlamentit ne dy vite. Ftojme te moderuarit e PS te punojne me qeverine per integrimin

Nga Roderich Kiesewetter

I Derguarit i Bundestagut gjerman ne Tirane

Une jam vertet shume i kenaqur per pritjen tuaj dhe per faktin qe brenda nje periudhe mjaft te shkurter kohore ndodhem ketu per te treten here. Ky eshte nje tregues i faktit qe ne qendrojme ne mbeshtetje te Shqiperise ne rrugen e saj drejt integrimit ne Bashkimin Europian dhe kete e theksojme edhe njehere me fort.
Ndodhemi ketu ne kuader te kesaj vizite zyrtare une dhe zoti Falenski per te pare dhe per te ndjekur me nga afer progresin qe ka bere Shqiperia ne periudhen qe prej vizites sone te fundit ketu si dhe prej momentit te paraqitjes dhe publikimit te Progres-Raportit te Komisionit Europian. Para pak minutash kemi patur nje bisede mjaft te mire te suksesshme me zonjen Kryetare te Kuvendit te Shqiperise zonje Topalli si dhe me kryetaren e Komisionit te Integrimit Europian zonjen Meksi. Do te zhvillojme edhe dy biseda te tjera te rendesishme me zonjen Ministre te Integrimit Europian Bregu dhe me zotin Basha.

Duke qene deputet perfaqesues i koalicionit CDU/SDU ne Gjermani une do te shprehja edhe interesin tim politik ne lidhje me faktin qe Shqiperia te beje sa me shume perparim ne rrugen drejt integrimit europian. Ne kete kontekst do te ishin te nevojshme perpjekjet e te gjitha paleve qofshin keto politike pra te majta ose te djathta por une do te doja tu drejtohesha para se gjithash qytetareve te rinjve dhe te rejave te ketij vendi te gjithe qytetareve te ketij vendi te bukur qe mund te kontribuojne ne menyre aktive per te arritur progres ne rrugen drejt integrimit europian.

Ajo cka per ne ne kete kontekst do te ishte mjaft e rendesishme jane dy pika kryesore lufta kunder korrupsionit dhe krijimi apo ndertimi i strukturave te suksesshme te shtetit ligjor. Ne shprehim mbeshtetjen tone per Qeverine ne perpjekjet e veta per te plotesuar ne menyre te sukseshme kushtet integrimin europian. Pra edhe njehere mbeshtesim shprehimisht perpjekjet per plotesimin e kushteve per integrim ne Bashkimin Europian. Vendi im Gjermania mundi te kapercente veshtiresite pas luftes se ftohte pikerisht duke patur nje bashkepunim te suksesshem dhe krah per krah qeverise opozites dhe popullit. Ndaj kerkesa jone do te ishte drejtuar opozites dhe qeverise per te kerkuar dialogun midis tyre. Gjithashtu do ti drejtoheshim edhe forcave te moderuara te Partise Socialiste per te bere te mundur qe te gjejne per te liruar rrugen e bashkepunimit me qeverine.

Me lejoni qe si parlamentar si deputet i Gjermanise te shpreh gjykimin dhe mendimin tim ne lidhje me bllokaden politike qe i ndodh Parlamentit vendit tuaj prej pothuaj dy vitesh. Pikerisht ne kete menyre bllokohet miratimi i ligjeve te rendesishme bllokohet realizimi i kushteve te rendesishme te cilat do te ishin te domosdoshme ne permbushjen e tyre per perafrimin dhe per rrugen e integrimit te Shqiperise drejt Bashkimit Europian. Ne e dime tanime qe Qeveria shoqeria shqiptare duan ne menyre te domosdoshme integrimin ne Bashkimin Europian ndaj eshte mjaft e rendesishme per ne qe edhe opozita te jepte shenjat e veta ne kete drejtim pikerisht per te arritur kete qellim final qe eshte anetaresimi ne Bashkimin Europian. Une e them shume hapur dhe ne menyre krejtesisht transparente dhe te ndershme Shqiperia ka nevoje per Bashkimin Europian. Ne duhet qe ta mundesojme kete. Por nga ana tjeter kemi Bashkimin Europian i cili do te mase me shume saktesi hapat qe do te beje Shqiperia per te ecur perpara ne kete rruge. Mendoj jam i bindur qe me perpjekje te perbashketa do te mund tia dalim mbane me sukses.

Si parlamentar si perfaqesues i koalicionit CDU/CSU une do u drejtoja nje thirrje te gjitha partive politike te ketij vendi per te bashkepunuar per te arritur kete qellim.
Une e them edhe njehere mjaft qarte se konsensusi perputhshmeria gjetja e nje gjuhe te perbashket ne kete rruge nuk eshte shenje deshtimi apo mposhtjeje por eshte nje shenje fitoreje. Ne mbyllje do te doja te thoja ne menyre krejtesisht te qarte qe ngjarjet e 21 janarit duhet te sqarohen dhe mbi to duhet te hidhet drite ne menyre mjaft te kujdesshme dhe te qarte. Ketu element i domosdoshem jane hetimet e kujdesshme dhe te pavarura por sigurisht edhe nje analize e paster e asaj cka u parapriu ketyre ngjarjeve dhe informimi i publikut ne lidhje me kete. Kjo do te ishte mjaft e rendesishme per elementin e shtetit ligjor ne Shqiperi dhe per kredibilitetin e tij ne vend.

Ju falenderoj per vemendjen tuaj. Edhe njehere do te doja te theksoja rendesine qe ka heqja dore nga retorikat e mprehta dhe te ashpra dhe gjetja e mundesise se nje konsensusi dhe dialogu pozitiv.
Kuptohet pervec ketyre edhe optimizmi dhe te mirekuptuarit e ndersjellte dhe demokratik te kesaj shoqerie. Une jam ngarkuar keto dite nga fraksioni im parlamentar per te ndjekur nga afer kete proces. Per kete qellim do te ndodhem edhe ne nje vizite te ardhshme ne shtator ne Shqiperi.

Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme LidhjeBundestagu Roderich Kiesewetter

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›