Vidhet kisha e Shën Anës mëngjesin e festës fetare
10/12/2009 Indinjohen besimtarët
KORÇE- Kisha e Shën Anës në qytetin e Korçës është vjedhur gjatë natës me thyerje. Persona ende të paidentifikuar nga ana e policisë lokale kanë grabitur paratë e kishës në ditën e festës fetare. Vjedhja dhe dhunimi i objekteve është konstatuar në orët e para të mëngjesit nga ana e priftërinjve dhe besimtarëve ortodoksë që kanë shkuar në këtë kishë për të ndjekur ceremoninë e rastit. Objekti i kultit u gjet i dëmtuar dhe autorët kanë grisur ungjillin e kanë hedhur enët që përdoren për meshat. Kisha e Shën Anës krahas vjedhjes së parave të grumbulluara ka pësuar dhunimin e objekteve të brendshme. Burimet e policisë që kanë shkuar në vendin e ngjarjes kanë bërë të ditur se kasafortat janë gjetur të hapura dhe autorët kanë vjedhur paratë. Kisha e Shën Anës është dhunuar pikërisht në ditën e festës fetare të kësaj shenjtoreje gjë që ka bërë që besimtarët të mos ndjekin ceremoninë duke denoncuar këto raste si të rënda. Pak ditë më parë në Korçë u vodh me thyerje kisha e Shën Thanasit. Vjedhja e objekteve të kultit është kthyer në fenomen shqetësues.