Dështimi dhe fitorja e Ramës!
Situata në rradhët e opozitës, akuzat dhe kundër akuzat e ditëve të fundit në këtë kamp, duket se nuk kanë ndonjë ndryshim me përplasjet Pozitë –Opozitë që shoqërojnë zgjedhjet vendore apo parlamentare në përgjithësi. Lideri socialist Edi Rama, me qëllimin e mirë për të sjell diçka të re në këtë parti, hodhi idenë e parimit “Një anëtar, një votë”, gjë kjo kjo që nëse do të gjente zbatim serioz, me të vërtetë që do të shënontë diçka të re për shqiptarët.
Zgjedhjet, në parim ishin me të vërtetë tërheqëse, por në praktikë u vunë re të njëjtat probleme si në ato vendore apo parlamentare. Zakonisht, në zgjedhjet ku garojnë kandidatë të partive rivale, janë këta parti që akuzojnë njëra tjetrën për manipulime. Por, në momentin që zgjedhjet zhvillohen brenda një partie dhe kandidatët e së njëtës forcë politike akuzojnë njëri tjetrin, atëherë kjo të bën të mendosh se problemi qëndron tek vetë partia, përderisa në vetëvetë ajo nuk arrin të sigurojë votën e lirë të vetë anëtarëve të saj.
Zgjedhjet e fundit në gjirin e PS-së, ishin thjesht formale, pasi kreu i saj Rama i ishte përgatitur çdo lloj situate. Rezultatet e këtyre zgjedhjeve, do të ishin një fitore e tij jo kundër rivalit Shkëlqim Meta, por ndaj paraardhësit të tij në detyrë, Fatos Nano. Edhe pse rezultati i zgjedhjeve ende po debatohet jo vetëm në rradhët e socialistëve por edhe në atë të partive të tjera të majta, Rama i tha Nanos se tashmë janë mbi 90% e socialistëve që mbështesin atë dhe se ai nuk do të mund të gjejë më vend në këtë kamp. Shkëlqim Meta ishte thjesht një kundërshtues i Ramës që mbante simbolin e Nanos.
E ndërsa Fatos Nano i quan zgjedhjet si të dështuara dhe farsë, Shkëlqim Meta thekson faktin se komisionet kanë qenë të mbushur me njerëz të Edi Ramës, të cilët kanë nxjerrë rezultatet ende pa mbaruar procesi i votimit.
Këto zgjedhje, kanë qenë një ndër provat kryesore për Partinë Socialiste. Ato treguan se sa kjo është në gjendje që t’u ofrojë shqiptarëve një të ardhme evropiane sipas standarteve të kërkuara. Problemet e hasura gjatë procesit zgjedhor të fundjavës së kaluar, janë një tregues i qartë se nëse një parti nuk arrin dot të plotësojë standarte brenda gjirit të saj, nëse nuk arrin të sigurojë besimin e anëtarëve të saj apo nëse ngjall edhe dyshimin më të vogël tek kandidatët e saj, ajo nuk mund të jetë e gatshme të përballet me zgjedhje të tjera të përgjithshme kundrejt mazhorancës aktuale. Por edhe nëse kjo parti arrin t’a çojë vendin në zgjedhje të parakoshshme, ashtu siç pretendon zoti Rama, gjithçka do të vazhdojë me të njëjtën mënyrë, me të njëjtat prapaskena që tashmë shqiptarët janë mësuar të përjetojnë gjatë këtyre viteve në demokraci.
Duke analizuar situatën në të cilën është futur Shqipëria aktualisht, duhet thënë se ndoshta është momenti më i përshtatshëm për të gjithë politikanët që të tregojnë qëllimet dhe dëshirën e mirë për të punuar për vendin. Nëse lideri socialist Edi Rama kërkon zgjedhje të parakohshme, sigurisht që do të kërkojë edhe standarte për këto zgjedhje, në mënyrë që të mos devijojë nga ajo që thotë se po punon për Shqipërinë dhe shqiptarët. Por, në një moment të tillë, kur ndërkombëtarët sapo kanë kritikuar zgjedhjet e 18 shkurtit, ku sipas të cilëve nuk u plotësuan një pjesë e mirë e standarteve, a mund të mendohet se aktualisht këta kërkesa të tyre mund të plotësohen deri në vjeshtën e këtij viti? A mund të mendohet se deri në fund të këtij viti, do të jetë e mundur një reformë e re zgjedhore sipas standarteve që edhe ai vetë i pretendonte në zgjedhjet vendore? A është e mundur që deri në shtator apo tetor të kemi regjistra dixhital të gjenjes civile apo karta identiteti e lista zgjedhore të mirëfillta?
Kjo gjë duket e pamundur për t’u realizuar dhe në një rast të tillë, zgjedhjet do të ishin një hap mbrapa për Shqipërinë. Nëse duhet të ketë zgjedhje të parakohshme, atëherë duhet patjetër që të plotësohen kushtet e mësipërme, aq të kërkuara nga ndërkombëtarët për të ardhmen e vendit në familjen evropiane. Nuk e di nëse e majta do të kishte një ndërgjegje të qetë edhe nëse vjen në pushtet kur vendit i cënohet e ardhmja e tij.
I njëjti problem, mund të parashtrohet edhe në kampin e djathtë, të cilët shprehen në mënyrë kontradiktore që presidenti të zgjidhet me konsensus, por që ai të jetë kandidatura e Bamir Topit, e propozuar nga vetë ata. Të njëjtat gjëra të përmendura për zotin Rama, mund t’i thuash edhe për kryeministrin Sali Berisha. Nëse ky i fundit kërkon që të shpëtojë vendin nga kaosi që do t’i sillnin zgjedhjet e parakohshme, atëherë duhet të ulet në tavolinë me të majtët dhe të zgjedhin një kandidaturë konsensuale për president, gjë kjo që do të shmangte zgjedhjet e parakohshme, të cilat sërish do të shënon një hap prapa për Shqipërinë. Por nëse kryeministri Berisha nuk do të pranojë diçka të tillë, atëherë si ai, ashtu edhe Rama dhe të gjithë të tjerët, duhet të përballen jo vetëm me dështimin e politikave të tyre personale, por edhe me dëshpërimin e popullit.