Zbehja e shpresës dhe Plani B
“Do të ishte ideale që Kosova të fitonte pavarësinë në të njëjtën mënyrë siç e fitoi edhe Mali i Zi. Tashmë Serbia duhet të pranojë dhe të bindet se Kosova meriton të jetë një shtet i pavarur”, ka thënë Gjeneral italian Giuseppe Valoto
"Një numër i madh i anëtarëve aktualë të Këshillit të Sigurimit, që qartas paraqesin shumicën, mbështesin pavarësinë e mbikëqyrur", ka thënë nënsekretari amerikan, Nicholas Burns. Ai ka shtuar se me zëvendësministrin e jashtëm të Rusisë, Vladimir Titov, do të punohet për të shikuar nëse mund të bëhet një rezolutë, që mund të votohet brenda rreth 30 ditëve të ardhshme. “Ne shpresojmë shumë që qeveria ruse do të jetë me ne dhe se do ta bindim Rusinë se kjo është rruga më e mirë për të shkuar përpara", ka shtuar Bërns. Edhe pse i ofrohet bashkëpunim, Rusia ose politika ruse nuk dëshiron të jetë në këtë linjë ose nuk dëshiron të kontribuoj në proces, të paktën jo pozitivisht, edhe pse SHBA-të janë shumë të qarta, kur thonë se nëse kjo nuk ndodh brenda 30 ditëve ne “do të mund të përgatisim rrugën që Kosova të shpallë pavarësinë e vet”.
Kjo shihet nga përgjigja që Ambasadori i Rusisë në KS të OKB-së, Vitali Çurkin ka deklaruar. Sipas tij, nëse ka përpjekje për një rrugë të shpejtë do të jetë një gabim i keq sepse KS-ja, bashkësia ndërkombëtare, nuk është e përgatitur për të dhënë një vendim të shqyrtuar për këtë çështje. Por, këtë mendim e ka kundërshtuar investitori amerikanë Gjorgj Soros, sipas të cilit, nëse Rusia me të vërtetë përdorë veto-n në Këshillin e Sigurimit, ky do të jetë problem serioz për Bashkimin Evropian, sepse disa vende do ta pranojnë pavarësinë e Kosovës e disa të tjera jo. Kjo natyrisht se do ta përçante BE-në dhe do të krijonte probleme në funksionimin e saj si një bashkësi, por që edhe do të jetë një sfidë për të ardhmen e saj të te menduarit dhe vepruarit si një zë unik dhe i përbashkët. Kosova për BE-në do të jetë sida më serioze që ajo ka pasur ndonjë herë para vetës. Dështimi në Kosovë nuk i lejohet BE-së dhe duhet të përgatitet që zërat e pa bindur brenda saj të binden dhe në këtë mënyrë t’u ndihmohet SHBA-ve në angazhimin e tyre për t’ia zgjidhur problemet brenda shtëpisë së saj.
Edhe pse shpallja e pavarësisë njëanshme nga Kosova nga shumë analistë dhe diplomatë vazhdon të konsiderohet si e rrezikshme, por jo për ata që e kanë përjetuar realitetin e krijuar në Kosovë nga afër, megjithatë nuk duhet të përjashtohet si mundësia e fundit, ose si opsionin i dytë, përkatësisht Plani B. Si kundërvënie ndaj këtyre zërave që i frikohen shpalljes së pavarësisë njëanshëm nga Kosova, janë argumentet e atyre kanë arrit të mësojnë shumë nga mentaliteti ballkanik i të vepruarit dhe të cilët mendojnë se Kosova tanimë është e pjekur për këtë akt, duke e konsideruar këtë si një veprim shumë më të drejtë dhe më të mençur se sa vazhdimi i status-quos së tanishme. “Njohja e njëanshme pa rezolutën e KS do të ishte shumë e rrezikshme”, ka thënë diplomati norvegjez, Kai Aide, sipas të cilit në këtë rast Kosova nuk do të kishte një status legal, të cilin do ta siguronte rezoluta, por do t'i krijonte probleme bashkësisë ndërkombëtare, e cila duhet të hyjë në Kosovë me një mision të ri të udhëhequr nga BE-ja. Por, ambasadori Aide më shumë frikëson vendet e BE-së dhe i ekzagjeron problemet, duke kontribuar negativisht në proces, edhe pse SHBA-të janë garantuesi i këtij procesit.
Megjithatë nuk duhet konsideruar se ambasadori Aide përfaqëson mendimin evropian. Këtij mendimi i kundërvihet më vendosmëri dhe argumente njeriu që për një vit e ka udhëhequr sektorin e sigurisë në Kosovë, KFOR-in, Gjenerali italian, Gjysepo Valoto. Valoto ka thënë se do të ishte ideale që Kosova të fitonte pavarësinë në të njëjtën mënyrë siç e fitoi edhe Mali i Zi. “Tashmë Serbia duhet të pranojë dhe të bindet se Kosova meriton të jetë një shtet i pavarur”, ka shtuar Gjeneral Valoto. Kjo është një porosi e qartë për politikën evropiane se, këtë tanimë e ka bërë ajo amerikane dhe nuk dëshiron ta bëjë ajo ruse, duhet të mbështetet mbi shpjegimet dhe tregimet e njerëzve që i kanë dërguar më mision në terren për një kohë dhe kanë udhëhequr më procesin për shumë muaj, edhe atëherë kur ishte më së vështiri dhe më sfiduese.
Shihet se çështja e Kosovës ka arrit në atë pikë sa të konfrontojë politikat dhe ideologjitë, ndoshta edhe idetë e politikanëve, ushtarakëve, diplomatëve dhe presidentëve të vendeve më të fuqishme. E gjitha sillet rreth një mënyrë të te menduarit, se si duhet vepruar në rast të dështimit të variantit të parë. SHBA-të e kanë bërë të qartë se nuk përjashtojnë asnjë opsion të zgjidhjes për ta definuar statusin e Kosovës, as opsionin që tani shumë politikanë dhe diplomatë pak e mendojnë, njohjen unilaterale të pavarësisë së Kosovës, për të mos dështuar përpjekjet e bëra deri më tani. Në një situatë të tillë sigurisht se “amerikanët duhet të përcaktojnë se cili duhet të jetë hapi tjetër. Në qoftë se Shtetet e Bashkuar nuk do të bënin gjë përballë dështimit të Këshillit të Sigurimit për ta miratuar një rezolutë, kjo do të çonte në destabilizimin e rajonit të Ballkanit dhe veçanërisht të Kosovës”, ka thënë analisti Daniel Server. Sipas tij veprimet e njëanshme nga ana e Shteteve të Bashkuara si dhe të disa vendeve të tjera evropiane që do të bashkohen eventualisht me to, kanë rëndësi të padiskutueshme jetësore, në qoftë se Këshilli i Sigurimit nuk arrin të miratojë një rezolutë që do të zëvendësonte rezolutën 1244.
Prandaj, BE-ja duhet të përgatite për çdo variant të zgjidhjes se statusit të Kosovës dhe të jetë përkrah vendimeve që do të marrin SHBA-të. Qëllimi Rusisë është shumë i qartë, futja e frikës tek vendet e BE-së përmes kërcënimeve dhe shantazheve, më këtë edhe përçarjen e saj, përmes “sloganit” se do të përdorë veto kundër çdo rezolute që njeh pavarësinë e Kosovës në njërën anë dhe në anën tjetër përfitimi në kohë, gjithnjë duke menduar se koha do ta bëjë të vetën, përkatësisht do t’i ndryshojë planet, për të mos thënë se do ta lodhë dhe mërzisë diplomacinë ndërkombëtare. “Duket se Rusia po kërkon një betejë të gjatë me SHBA-në lidhur me këtë çështje. Çështja kryesore është që Uashingtoni dhe Brukseli ta ruajnë unitetin absolut për çështjen e statusit. Në këtë situatë Rusia do të ishte në pozitën e pakicës”, ka thënë analisti Janush Bugajski. Sipas tij të gjitha vendet evropiane dhe SHBA-të janë në njërën anë, Kina parashihet të abstenojë, ndërsa Rusia e kundërshton planin. Kjo do të thotë se do të jetë shumë vështirë për ta miratuar rezolutën e re në KS.
“Rruga më e mirë për të ndjekur është që të vendoset një pavarësi politike, sipas drejtimeve që përcakton propozimi i z. Ahtisari”, ka theksuar Gjenerali Wesly Clark. Sipas tij Rusia është një vend që gjithmonë dëshiron të ketë një zë në çështjet që diskutohen dhe që i Rusisë të përfshihet në zërin e Evropës. Ky është problemi. Rusia shpreh mendimet e saj dhe vendet e Evropës do të shprehin mendimet e tyre. Zhgënjyese, jo vetëm për Gjeneral Clarkun, por edhe për shumë të tjerë është se, pse bashkësia ndërkombëtare nuk e ka zgjidhur ende çështjen e statusit përfundimtar për Kosovën? Po të ishte vepruar më herët, tani nuk do t’i kishim të gjitha këto kundërshtime, nuk do të ishte lejuar që ky proces të devalvohet dhe t’u jepet shans shumë politikave të faktorizohen dhe shndërrohen në vendimmarrëse apo destruktive, për të mos thënë penguese të zgjidhjes së problemeve. Kjo tani duhet tejkaluar më mençuri diplomatike, mirë e kanë filluar SHBA-të, por atyre po u mungon apo u duhet zëri vendosë dhe i fuqishëm i zotit të shtëpisë, BE-së. Ky tani po mungon dhe BE-ja është venë në panik, përkatësisht është një qëndrim hetues, sa që shumë vende brenda saj as që dinë se çfarë po kërkojnë, kur shprehin mendimet e tyre kontradiktore dhe sipas rastit.
(Autori është gazetar i politikës në Kosovë)