Demokraci e plagosun rande
Zhvillimet e fundit ne arenen politike te shtetit shqiptar jane shqetesuese per te gjithe ata qe deshirojne te shohin nji Shqiperi demokratike me orientim europian sepse kaosi qe e mbeshtjell sot vendin rrezikon vete ekzistencen e Shqiperise. Skandali i kasetes video Meta-Prifti asht vetem nji sinjal ogurzi.
Leximi i shtypit shqiptar nga ky vend i larget me solli ne mend fjalet e nji mergimtari ne Europen e vitit 1925 te ndjerin Imzot Fan Noli i cili shkruente Cili do te jete perfundimi po te vazhdoje ky regjim trathetaresh kusaresh kriminelesh tiranesh e bashibozukesh Nje katastrofe tragjike si ajo e 1914-es te cilen munt te refuzojne ta shohin vetem ata patriote qe jane verbuar krejt ata qe u lodhen nga lufta dhe i hodhen armet dhe shtrihen ne gjume duke pritur shpetimin nga Fati... Liria Kombetare Gjeneve 16 gusht.
Sot 86 vjet ma vone zera te arsyeshem qortojne Riktheni demokracine ne Kuvend Presidenti B. Topi pushoni ...keto lloj corbash demagogjike paradokse e genjeshtra politike ish-Presidenti R. Mejdani...qe neser te mos shfaqet ne forme te dhunshme e tragjike bashkevuejtesi - aktivist F. Lubonja.
Ndersa i ndjeri Faik Konitza do te shtonte Si asht e mundun qe Shqiperia kaloi kaq shpejt nga tragjedia ne operete Te dy keto para-ardhes frikesoheshin nga tragjedia ashtu sic frikesohem edhe une sot. Asht nji ironi e fatit qe fjala tragjedi ndjek ngjarjet ne vendin tone. Duket sikur jetojme pa nji vullnet tonin si nji instrument ne duart e fatit qe shpesh here asht i verbet.
Qe nga dita e ramjes se turpshme te komunizmit ne Shqiperi dhe deri sot kane kalue plot njizete vjet nji periudhe kohe e njohun si tranzicion faze kalimtare qe ndan diktaturen e kuqe nga demokracia qe shpresohej ne vendin tone. Njizet vjet me rradhe kemi deshmue shkallezimin e nji procesi qe dale nga dale por ne menyre te pashmangun solli qeveri mbas qeverie ne gare njena me tjetren cila damton ma shume mireqenien e popullit ne vend dhe imazhin e tij ne boten e qytetnueme. Duket se klasa politike shqiptare nuk ka synime qe ngrejne nalt kete mireqenie dhe kete imazh dhe se asht e vendosun qe synimi i tyne kryesor te jete marrja e pushtetit me zgjedhje te pandershme dhe mbajtja e tij me mjete te pandershme.Kjo asht pershtypja e ime e kolegeve te mi dhe e miqve amerikane te Shqiperise.
Nuk vuej nga tundimi me parapa te ardhmen por jam edukue me preferue poziten e thjeshte te shkollarit te paangazhuem ma shume se qendrimin e dyshimte te nji politikani partizan te verbuem nga ideologjia pushteti ose te mirat landore. Por nuk mund te mohoj pervojen qe meson se e kaluemja asht nji harte qe tregon rrugen e se ardhmes. Nji logjike e ketille me detyron te perfundoj se e kaluemja e vendit tim e shtetit dhe e shoqenise shqiptare viktime e ketij shteti nuk premtojne shume. Shkurt kam frike
Grupet politike pozita dhe opozita hypin e zdrypin nga pushteti pa qene te afte me gjete nji rol per veten e tyne aq ma pak nji zgjidhje per problemet kombetare. Nji katrahure e ketille politike nuk ushqen nji shoqeni shqiptare as me dituni as me shpresen se dite ma te mira na presin ne te ardhmen. Masat e hutueme manipulohen nga propaganda e organizueme megjithse shqiptaret ma shume se kushdo tjeter njohin efektet e propagandes genjeshtare plaget e se ciles ende nuk jane sherue. Fjalet kane rrjedhime thone amerikanet. Ne Shqiperi jemi ma te hapetGjuha thyen rrashten
Nji ndjenje deshprimi dobesie e pamundesie sikur ka paralizue shoqenine shqiptare sot. Natyrisht asht e lehte te japesh keshilla nga kulla e fildishte. Megjithate nuk evitohet bindja se rruga e ndjekun keto njizet vitet e fundit ka perfundue ne qorr-sokakun e sotem pa shprese dalje. Qe nga viti 1991 skena politike shqiptare ka qene nji vazhdim aktesh e ngjarjesh qe per natyren e tyne jane dallue si tragjike groteske dhe absurde. Greva e urise e ish te perndjekurve ne Shkoder e Tirane me 1993 u mbyt nga druni i policise rezultati i referendumit te 1995-es pruni ngritjen e autoritarizmit qeveritar zgjedhjet e vitit 1996 nuk ishin as te lira as te drejta piramidat qe shterren kursimet e popullit fukara u perkrahen nga qeveria kryengritja leniniste e vitit 1997 vrau ma shume se 2000 shqiptare dhe tregoi skena hakmarrje te pabesueshme qeverite qe ndoqen u treguen jo efektive dhe sektariste e provinciale si dhe krijuen pershtypjen e institucionalizmit te korrupsionit ne qarqet e nalta qeveritare obstruksionizmi i jetes parlamentare u ba kultura politike e Shqiperise dhe vazhdon edhe sot votuesi shqiptar bojkoton zgjedhjet qe nuk perfaqsojne vullnetin e tij e keshtu me rradhe...
Sot dialogu politik ne Shqiperi kufizohet vetem ne shtypin e vendit sepse ne Kuvend ka vetem monologe te pafund te pakripe dhe pa dinjitet. Gjuha vulgare ka avancue ne gjuhe rrugacerie. Askush nuk ndigjon flasin vetem ata qe shajne. Eksperimenti parlamentar ka deshtue ne nji menyre mjerane dhe vendi yne asht ekspozue aq keq sa jemi ba gazi i botes. Arsimi avenuja qe premton pergatitjen e breznive te reja te edukueme asht degjenerue ne tregeti notash diplomash dhe profesoresh te vorfenuem. Te rijt largohen nga vendi te pa shprese dhe te larguemet nuk kthehen sepse e dine qe nuk perfillen.
Ekonomia ec me hap te matun vetem ne saje te kapitalit privat te grumbulluem ne shumicen e madhe me menyra te pandershme. Evadimi i taksave asht pjese e kultures jo-qytetare qe e ushqen. Bankat institucionet tjera financiare e investuese jane ne duer te te huejve dhe kane nji objektiv te perfitojne sa ma shume nga mungesa e elementit vendor. Shoqenia shqiptare i asht neshtrue nji indoktrinimi materialist qe ushqen kapitali i eger i pakontrolluem dhe i pashpirt. Vorfenia e gjithmbarshme nxite krimin prostitucionin drogen dhe alkoholizmin si dhe te ligat qe ata sjellin ne vendin tone. Dhe si kunorezim i ketij kaosi politik dhe shoqenor njizete vjecar plot krime e padrejtesi nuk gjindet asnji fajtor. Krimi lulezon lirisht sepse nuk ka drejtesi dhe drejtesia nuk ekziston sepse ashte ba pjese e politikes se dites. Viktima asht harrue. Nderkaq gjunjezohemi pa turp para botes se jashtme me kerkesen per anetarsim ne Bashkimin Europian...Cilen Europe Ate te mbas vitit 1945 qe ka institucionalizue viktimen - e jo fituesin - si manifestimi i nji qytetnimi te ri europian tue e gdhende ate literalisht ne monumentin e kujteses se perjeteshme
Krenaria e jone si qytetare te lire nuk vjen nga pasunia e grumbullueme me cdo mjet aq ma pak krenaria jone kombetare por nga vlerat kulturore qe na pajisin si individe dhe si shoqeni shqiptare dhe nga arritjet tona ne ndertimin e nji shoqenie civile shqiptare qe mbron me kujdes te drejtat qe i perkasin natyrale dhe civile si dhe nga gatishmenia e shoqenise me i mbrojte ata. Si komb shqiptaret jane te njohun per guximin e tyne luftarak duhet te punojme te kultivojme edhe guximin civil aftesine e gatishmenine me mbrojte deri ne sakrifice te drejtat e mohueme nga autoritarizmi qeveritar. Per individet ashtu si per kombet nderi qendron ma nalt se jeta... megjithese asgja nuk vlen ma shume se nji jete njerezore e lire dhe me dinjitet.
Me shprehje biblike ngrihen sot akuza kunder klases politike shqiptare ju urreni cdo njeri dhe cdo akt ndertues ju sfidoni paturpesisht drejtesine dhe luftoni cdonjenin qe guxon me fole haptazi te verteten. Ju keni shtype te vorfenin dhe i keni grabite atij buken e gojes te fitueme me djersen e ballit. Ju persekutoni te drejtin ju merrni rushfet nen dore e mbi dore dhe nuk lejoni qe ankesat e te shtypunve e te shfrytezuemve te dalin para gjyqit aq ma pak te ndeshkohen fajtoret.
Krimi i pandeshkuem ngjalle pakenaqesite masive dhe perban brumin e revoltes se justifikueme. Perballe nji mundesie te ketille asht detyra e te gjitheve e mbare shoqenise shqiptare me eliminue kushtet qe nxisin popullin deri ne deshprim dhe perfundojne ne akte shkaterruese.
Sot atmosfera politike ne Shqiperi asht e elektrizueme me nji potencial shperthimi. Sot asnjeni nga ne nuk duhet te shikoje besnikerine ndaj partise ose klanit sundues si nji pengese per veprim duhet shpetue vendi nga aventurat politike e partizane duhen clirue shqiptaret nga frika e qeverise dhe frika e urise. Duhet clirue shqiptari nga mentaliteti komunist i nenshtrimit. Sot populi shqiptar asht viktime e shtypjes dhe manipulimit. Por mos harroni ai nuk ashte i pafuqishem
Ky rreth i hekurt qe mundon shqiptaret duhet thye njihere e pergjithmone. Le te ngrihet rinia shqiptare e edukueme me frymen e demokracise euro-atlantike. Asht e ardhmja e tyne qe rrezikohet nga breznite qe humben rastin historik me u ngrite dhe treguen paaftesine e tyne me udheheqe. Kjo asht nji detyre historike per te rinjt e nji mase preventive me shpetue vendin nga nji katastrofe qe e kercenon - e qe kercenon sidomos te rijt sot dhe femijt e tyne neser.