Ne Stubell te Karadakut foli Historia
Ne Manifestimin ne perkujtim te Shkolles se Pare Shqipe ne Kosove - Takimet e Dom Mikelit te 21-tat me radhe aktiviteti kryesor i eshte kushtuar shenjtores Nene Tereza nderkohe qe jane dhene edhe cmimet tradicionale te aktivitetit
Te shtunen e fundit te ketij muaji pikerisht me 25 shtator ne Stubell te Karadakut jane organizuar per te njezetenjeten here me radhe Takimet e Dom Mikelit 2010 manifestim ky tradicional qe mbahet qe nga viti 1990 ne kujtim te Shkolles se Pare Shqipe ne Kosove 1584 1905. Sivjet ne 20-Vjetorin e ketij manifestimi gjithcka ishte me solemne sepse historia foli publikisht dhe vuri nje vule te madhe duke e shpallur ndertesen ku u legalizua Shkolla e Dom Mikelit Muze i Shkolles Se Pare Shqipe ne Kosove qe deri me tani ishte monument kulturo-historik nen mbrojtjen dikur te Krahines Autonome te Kosoves sot te Republikes se Kosoves. Keshilli Organizativ i ketij manifestimi te prire nga famullitari Don Herbert Berisha dhe nga veprimtari Mr.Sare Gjergji gjithcka kishin menduar dhe kishin pergatitur me kohe. Ishte rregulluar nje monument per Martiret tane te persekutuar nga Perandoria Otomane ne vitet 1846 - 1848 qe kishte formen e Altarit duke simbolizuar keshtu flijimin etyre per fe dhe atdhe. Ne shenje faenderimi per ndihmen qe u kishin ofruar Martireve atehere Franca dhe Britania e Madhe ishin ftuar ambasadat e ketyre dy vendeve ne Prishtine dhe monumentin e ka zbuluar nje perfaqesuese e Ambasades se Frances ne Prishtine bashke me veprimtarin e moshuar z.Pashk Zefi.
Nderkaq ajo qe i pergjigjet edhe titullit te ketij reportazhi duke thene se ne Stubell foli historia eshte zbulimi i pllakes se Muzeut teShkolles se Pare Shqipe ne Kosove nga Ministri i Kultures Rinise dhe Sporteve Z. Lutfi Haziri i cili i ishte pergjigjur fteses se Keshillit Organizativ me devotshmeri dhe me krenari. Ndertesa e kishes se vjeter qe sot i kushtohet Shen Gjergjit ku kishte punuar Shkolla e Dom Mikelit e para e legalizuar qe qysh prej vitit1978 ishte monument kulturo-historik qe nga 25 shtattor 2010 mori vulen e historise nga Ministri Haziri si Muze i Shkolles se Pare Shqipe ne Kosove. Pllaka e Muzeut qe ishte e mbuluar me flamurin tone kombetar dhe me ate te Republikes se kosoves u zbulua solemnisht nga ministri i permendur dhe nga drejtori i Shkolles Fillore dhe te Mesme te Ulte Dom Mikel Tarabulluzi - Prof. Fran Gjergji. Meqe kemi plot argumente per Kolegjin e Shen Lukes te vitit 1584 shkencetareve u mbetet te hulumtojne neper arkive dhe biblioteka boterore per te gjetur dokumente te detajizuara qe flasin per nje date caktuar. Ne mungese te Ipeshkevit Imzot Dode Gjergji i cili ishte jashte vendit per ceshtje shendetesore meshen solemne e udhehoqi Vikari Gjeneral i Ipeshkevise se Kosoves - Dom Dr Lush Gjergji. Don Lushi udhehoqi edhe tribunen shkencore qe kete vit iu kushtua 100 Vjetorit te lindjes se Gonxhe Bojaxhiut Te Lumturuares Nene Tereza. Ne vigjilje te manifestimit me 24 shtator eshte mbajtur Ora Letrare e Femijeve ku kryesisht kane recituar nxenesit e Shkolles Dom Mikel Tarabulluzi nga Stublla. Mbas tribunes shkencore eshte mbajtur Ora e Madhe Letrare ku poezite e tyre i kane recituar dhe lexuar mbi dyzet poete nga mbare trojet tona Etnike nga Kosova nga Shqiperia nga Maqedonia nga Mali i Zi nga Presheva e Bujanoci si dhe poete nga diaspora edhe shqiptaro-amerikane. Ne fund te ores letrare si zakonisht eshte shfaqur nje program mjaft i pasur kulturo-artistik nga artistet e Ansamblit Alb-Folk nga Gjilani dhe Kemajl Azizi nga Vitia. Ka shkelqyer Ylli gjilanas i muzikes popullore Nazim Gagica me nje potpuri kengesh patriotike qe ka kenaqur mijera te pranishem.
Ne fund si zakonisht jane dhene edhe cmimet tradicionale. Juria Profesionale e perbere nga Nuhi Ismaili Ramadan Musliu dhe Isak Ahmeti Cmimin Letrar Agim Ramadani ua ka dhene ketyre poeteve Vendi i pare Vilson Culaj vendi i dyte Fatime Ahmeti dhe vendi i trete Fehmi Ajvazi. Nderkaq Cmimin Akil Koci per kontribut dhe arritje te jashtezakonshme ndermjet dy takimeve e ka marre autori i ketij reportazhi Engjell Koliqi. Moderatori i sivjeme i manifestimit - Mr.Sare Gjergji i ka kumtuar cmimet nderkaq Cmimin Agim Ramadani laureateve ua ka dorezuar bashkeshortja e heroit Zonja Shukrie Ramadani nderkaq Cmimin Akil Koci Engjellit ia ka dorezuar famullitari Don Herbert Berisha. Manifestimi ishte organizuar shume bukur dhe rrodhi aq mrekullueshem sa qe me plot te drejte secili nga ne mund te themi Jam krenar qe jam shqiptar