Ngritja e temperatures sociale ne vjeshten e nxehte te Europes
Parashikuesit e zhvillimeve te pritshme politike nuk e paten hic gabim kur paralajmeronin per nje vjeshte te nxehte per Evropen. Regjimi ne diete te thelle per te vene rend ne bilancet e shprishura nacionale financiare te crregulluara nga kriza ekonomike perkthehet per shume vende si ngrirje ndash nese e kursejme fjalen renie ndash te pagave zvogelim te numerit e nivelit te sherbimeve sociale dhe ne privatizime. Qytetaret qe nuk pranojne te heqin dore nga dobite sociale qe perftonin pak kohe me pare kane dale ne rruge per te protestuar madje edhe ne vendet ku reformat liberale qe pasuan fundin e periudhes komuniste ishin pranuar me entuziazem te larte.
Grevat nisen fillimisht ne France pasuan ne Rumani nderkohe qe ne Republiken e Cekise kazani i protestave eshte ende ne vlim e siper. Me pas u shfaqen rishtaz ne France. Per ti shkuar me tej gjeografise se grevave 29 shtatori u caktua nga sindikatat spanjolle si dita e greves se pergjithshme kunder mesymjes qe po i behet shtetit social. Ne qender te shqetesimeve te evropianeve eshte vete shteti i mireqenies sociale i goditur fort nga kriza qe erdhi si pasoje e crregullimeve te sektorit financiar. Jane vene ne rrezik disa nga arritjet e dobite me te spikatura te pasluftes. Shendetesia arsimi transportet dhe sherbime te tjera publike qe perbejne bazamentin te modelit social te kontinenti. Behet fjale per nje model social-demokrat me te cilin evropianet jane ngushtesisht te lidhur ndonese ne menyre te pakuptimte ky model eshte lene menjane pikerisht nga nje sere partish te majta qe e misherojne kete shpirt socio-politik. Zgjedhjet e fundit ne Suedi jane shembelltyra me e paster e gjithckaje qe po ndodh ne kontinent.
Nje nga arsyet e mungeses se deshires dhe thyerjes se ndjesise se perkatesise se perbashket eshte dalja ne pah kohet e fundit e dalldisjes ndaj egoizmit qofte nacionale lokale apo individuale. Shoqeria e sotme evropiane eshte me e ndare dhe me e copezuar se kurre pabarazia eshte theksuar si asnjehere. Ashtu sic verente pak kohe perpara se te nderronte jete edhe historiani britanik Tony Judt jane pabarazi qe u japin jete patologjive dhe konflikteve sociale. Pikerisht konflikte te kesaj natyre jane ato qe po ngrene temperaturen sociale te kesaj vjeshte te nxehte.
presseurope.com