E Shtunë, 31 Tetor 2026

Publicistika e Agim Gjakoves

03-10-2010 / Nga Eden Babani

Ne Muzeun Historik Kombetar u perurua seria e veprave te zgjedhura te shkrimtarit Agim Gjakova. Merrnin pjese shkrimtare poete studiues nga Shqiperia dhe nga Kosova. Ne vellimin e katermbedhjete te Veprave te tij si edhe ne dy vellime te tjera i dymbedhjeti dhe i trembedhjeti Gjakova ka permbledhur prozen publicistike. I katermbedhjeti ngerthen mbi njeqind e ca artikuj ese intervista qe te gjitha shkruar pas Luftes se fundit ne Kosove shumica e te cilave botuar ne shtypin e perditshem ose periodik. Ndare ne tri krere 1. Mendesia shqiptare dhe realiteti i eger 2. Ne anefletet e Kryeqytetit 3. Perse kulture vellimi ka rreth katerqind faqe lende te perzgjedhur. Afermendsh tematika e tyre sillet ne problemet qe nxori ne pah paslufta ne perpjekjet per shpalljen e Pavaresise si edhe ne ato qe shtroi dhe po shtron koha dita-dites pas shpalljes se Pavaresise.
Brendia e tyre politike eshte filli qe te shumten e heres dallon si tegel i pakeputur nga njeri shkrim te tjetri. Gjithsesi ia vlen te theksoj qysh ne fillim se Agimi nuk e ka ngulur kunjin ne asnjeren prej rrjedhave politike te dites duke i ruajtur shkrimet nga ngjyrimet e rastit. Ne fokus te politikes se tij eshte Kombi. Shqetesimet e tij jane ato te shqiptareve kudo qe ata jetojne ne Shqiperi a ne Kosove ne trojet e tjera etnike a ne diaspore. Ato i bien njeheresh dhe pa pra kambanes se madhe te ceshtjes sone kombetare. Nga ky kendveshtrim shkrimet e tij spikatin ne lumin e madh te gazetarise sone bashkekohese qe rrjedh me shpesh turbull-turbull me rralle kthjellet.
Si publicist Gjakova eshte i drejtperdrejte larg tjerrjeve dredha-dredha godites i pakompromis kur e do puna ironizues i hidhet ne raste te tjera. Le te sjell rastin e diskutimeve per simboliken e flamurit te Kosoves.
Asohere Agimi shkruante pa medyshjeAjo qe ka dale perpara tani vjen ne tehun e veshtrimit ndash te jetosh me kozmopolitizmin... ...Kjo do te thote se flamuri duhet te kete ate simbolike qe nuk eshte e asnje kombi qe eshte e te gjitheve dhe po e them hapur qe eshte e askujt...... Pra ne nje fare forme na duket sikur thuhet lsquoTe jetojme me serbizmin pasi refleksionet per nje lloj kozmopolitizmi qe po vazhdon ti imponohet Kosoves cojne po ne parathenien...
Tashme cdokush prej nesh e di cka eshte parathenia. Ne te mund te lexohet dhune etnike serbe ndaj shqiptareve lufte gjakderdhje djegie shkaterrim perdhunim eksod Miloshevic banda kriminale te Arkanit...
Eumlshte mjaft interesant te vleresohet ky moment diskutimi per flamurin e Kosoves edhe ne kontekst me zhurmen qe po shkaktojne sot disa te ditur rreth flamurit tone kombetar me simbolin e shqiponjes dykrereshe. Eumlshte simbol bizantin argumenton dikush. Me njeren koke majtas e me tjetren djathtas ai nuk predikon bashkim por te kunderten hidhet nje tjeter. Shqiptarizma nuk mund te ekzistoje me dy koka ploteson nje i trete. Eumlshte e qarte jane qarqet antikombetare qe i fryjne ketij lloj diskutimi kurse fjalimxhinjte - sic ironizon Gjakova ne nje shkrim ndash jane ata qe i perhapin. Si pergjigje do tu sillja ketyre te diturve kete paragraf nga artikulli i Agim Gjakoves Te jetosh me kozmopolitizmin.. - Persiatje per vendosjen e flamuritNe boten europiane ku jeton edhe Kosova do te ishte me shume interes sikur po e shtrojme ne menyre hipotetike te kerkohej nga ndonje komb te krijonte nje flamur tjeter te ri i cili nuk do te shprehte ate simbolike qe ka sot. Atehere edhe simultanisht si do te reagoje qytetari i Kosoves
Mjaft te heqim nga ky paragraf emrat Kosove dhe qytetari kosovar tollovia do te ishte e qarte per secilin shqiptar qe i djeg ne shpirt cenimi i gjithckaje qe ka te beje me 1912-en.
Jo rralle Gjakova therret ne shkrimet e tij mendimin politik te se kaluares cka historia jone kombetare tashme e ka ngurtesuar ne piedestal dhe koha i ka vene vulen e vertetesise. Ridalja here pas here e Faik Konices a e Hasan Prishtines ne shkrimet e Gjakoves ka jo vetem domethenie simbolike por sidomos kritike lidhur me papergjegjesite e njw pjese tw klases politike te sotme te te dy shteteve shqiptare Republikes se Shqiperise dhe asaj te Kosoves. Sipas tij koncepti i politikeberjes sot po shperdorohet gjithnje e me shume si burim perfitimesh pasurore.
Disa replika nga biseda e imagjinuar e Hasan Prishtines me ca politikane te sotem ne esene Hasan Prishtina mes politikaneve sot Cilat jane bemat tuaja more sterniper ndash pyeti Hasani.Ka nga te gjitha allasojce o gjysh. Kemi bere lufte e kemi pervetesuar merita kemi ruajtur paqen e kemi marre cmime... Nganjehere nuk e kemi care kryet per kurrgje e kemi dale ne breg faqebardhe kur iken serbet. E... besa do prej nesh jane ngi me pare...
A nuk i ngjan allasojcia e Prishtines kesaj te Tiranes pas shembjes se regjimit komunist
Replike pas replike pasi meson se ne ditet e sotme eshte harruar miresjellja ndaj kundershtarit dhe pasuria filozofike ne debatin politik Hasani shpreh pikellimin duke ironizuar thekshemPo e shoh po e shoh Paskeni fituar talent te madh ju sot. Vaj cfare politike kemi bere ne atehere. Shume te ngushte te kufizuar...
Hidhet nje nga keta te sotmitMe falni qe po jua pres fjalen. Shume politikane sot jane bere talente per tere llojet e perdorimit te shkathtesive e te dinakerive. Kane bashkuar intrigen e huaj dinakerine greke e orientale mendjemadhesine kapadaice shqiptare... Sot kur deshton ne politike fillon e merresh me hajni e kur nuk te ece hajnia fillon e merresh me politike...
Eumlshte perhapur nje mendim sikur sot nuk duhen thene hapur shume gjera qe nuk ecin nder ne shqiptaret cka do ti bente nderkombetaret te birrnin besimin ndaj aftesive tona shtetformuese. E shprehur me bindje a pa bindje me dashje ose pa dashje edhe ky mendim eshte produkt i makines propagandistike antishqiptare. E them pa lekundje gazetaret tane te rinj le te marrin shembull nga gazetaria e Agim Gjakoves.
Pse ti fshehim ato mendesi te nderkallura me dhune ne ndergjegjen tone kombetare te cilat na kane demtuar tej mase dhe vazhdojne te na demtojne sot e gjithe dite Per hir te ca te huajve imagjinare Po cilet qenkan keta te huaj qe dashkan te heshtim ne fund te fundit Pervecse te mendesite e armiqve tane historike une nuk shoh tjeterkund deshira te tilla.
Po sjell nje copez nga shkrimi me titull Ne margjinat e kryeqyteteve shqiptare Prishtine ndash Tirane Tirane ndash PrishtineEumlshte fakt dhe duhet te pranojme se ndryshimet qe pesoi mendesia shqiptare... ne te dy pjeset qene te dallueshme. Ne Shqiperi dobesohej perdite ndjenja kombetare ne Kosove ajo forcohej. Ne Shqiperi zberdhulej vlera e konceptit te bashkimit madje deri atje sa ne nje pjese te madhe fitoi tendenca kunder tij ne Kosove intensifikohej deshira per bashkim. Ne Shqiperi u beheshin koncesione dhe u leshohej peacute te huajve ne ceshtjen e lirise se Kosoves dhe statusit te saj ne Kosove shprehej gatishmeria qe per cdo rast rreziku te luftonim se bashku me vellezerit... E te tjera kahe te kunderta.
E them ciltazi se nuk shoh asgje te keqe qe keto ceshtje te cilat kane te bejne drejtperdrejt me te ardhmen tone kombetare te trajtohen haptazi dhe pa rezerva. Te mos harrojme se sot na jane shpifur edhe asisoj analistesh qe rrugen ashtu te quajtur Te Kombit na e kundrojne si shkaterrim te mjedisit dhe vene kujen se qenka bere hataja andej nga grykat mes Rreshenit e Kalimashit.
Fraza e ngjeshur e Agim Gjakoves meton mendim kurse gjuha eshte e kuptueshme per te gjithe ata qe flasin shqip qofshin me shkolla te medha ose vetem me shkrim e kendim qofshin me gjuhe te huaja ose fanatike te dialekteve a te se folmes se nje treve te caktuar. Deshiroj ta theksoj kete dukuri te prozes publicistike te Agim Gjakoves pasi sot eshte bere e bezdisshme deri ne padurim te lexosh ne morine e pafund te gazetave qe botohen ne gjuhen shqipe ne Shqiperi Kosove Maqedoni Mal te Zi a ne diaspore shkrimet e percudnuara gjuhesisht te ca cupave dhe djemve te sapodale nga shkolla. Per fatin e tyre te keq ata metojne te jene gazetare me percartje te pakuptueshme mbushur plot fjale te huaja te panevojshme do te thosha helmuese. E them pa droje kujdesi i tij per gjuhen edhe si publicist eshte kontribut per ruajtjen e pastertise se shqipes te cilen ca nga ca po e mbytin shkurret hithrat gjembat po e neperkembin mendjemedhenjte te paditurit antishqiptaret.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›