E Diel, 1 Nëntor 2026

Dështimi i eurobondit, Bode: Do i kërkojmë nga tregu i brendshëm



Ministri i Financave ka konfirmuar edhe një herë se shitja e eurobondit mund të bëhet edhe në tregun vendas. Duke konfirmuar dështimin, për shkak të krizës financiare botërorë për emetimin e eurobondit 400 milionë euro në tregjet ndërkombëtare, Bode ka nënvizuar se një mundësi është edhe kërkesa e eurove nga bankat vendase. Në intervistën e tij për Ora News, Bode theksoi se në të njëjtën kohë do të vazhdohet të tentohet edhe në tregjet ndërkombëtare. “Mund t’i adresohemi edhe tregjeve të brendshme. Një mundësi për financim me kredi sindikale ose bono në euro”, thekosi Bode. Sipas tij, kjo nuk do të thotë se do të jenë patjetër bankat e nivelit të dytë që do të blejnë bonot në euro, pasi mund të jenë edhe bankat e tyre mëmë, ose banka të tjera të huaja. Nga ana tjetër, burime në Ministrinë e Financave, theksuan se shuma e eurobondit që do të tregtohet në tregun vendas mund të arrijë në 50 milionë euro. Kjo duke parë sasinë e likuiditetit në valutë që kanë bankat e nivelit në dytë në Shqipëri. Sipas Ministrit shitja e eurobondit, do të përdoret për pagesat në euro dhe për rritjen e likuiditetit në tregun vendas.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›