Dështimi i parë i Guardiolas

Barcelona shpresonte të përsëriste paraqitjet e shkëlqyeshme të 2009-ës edhe në vitin e ri, por dy javë brenda 2010-ës, shpresat e tyre u shuan. Në Copa del Rey, Sevilla ishte ekip më i mirë në rezultat të përgjithshëm dhe Barcelona u eliminua për herë të parë nga një garë nën drejtimin e trajnerit, Josep Guardiola. “Kjo dhemb”, tha Guardiola, pas ndeshjes. Barcelona fitoi ndeshjen e dytë 1-0 në kryeqytetin andaluzian, por humbja 2-1 në shtëpi, nënkuptoi se ata u eliminuan në bazë të rregullit të golave mysafirë.
Për herë të parë, prejse mori drejtimin e ekipit në fillim të sezonit të kaluar, Guardiola e shijoi dështimin. “Nuk është lajm i mirë, edhe nëse njerëzit do të thonë se tani do të përqendrohemi në La Liga dhe Ligën e Kampionëve. Në sport ne nuk jemi mësuar si të humbim dhe kjo ndikon tek ne”, shtoi ai.
Guardiola e fajësoi veten e tij për humbjen. “Me këtë ekip dhe këta futbollistë është dashur të shkoj më larg. Më vjen keq që kam dështuar. Por, ekipi më ka dhënë shenja se janë të uritur për fitore të tjera dhe kjo më ka ndarë të kënaqur” përfundoi ai.
Barcelona do të ketë rastin të hakmerret pasi takohet me Sevillan në La Liga, të shtunën.