E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapelo: Dua të rri, por vendos federata

“Kam marrë shumë oferta të rëndësishme, por dua të mbetem trajner i Anglisë. Prandaj, i mbetet federatës të vendosë. Kam folur me përfaqësuesit e futbollit në Angli dhe ua kam thënë dëshirën time. Ata do të marrin një vendim brenda dy javësh”, shpjegoi 64-vjeçari italian.

Gjatë një konference shtypi në Rustenburg, Kapelo shpjegoi më hollësisht qëllimet e tij: “Ashtu siç e kam thënë shumë herë, dua të vazhdoj të jem trajner i Anglisë. E kam shpjeguar shumë herë situatën time dhe më duket e drejtë që federata të marrë ca kohë për të vendosur ç’do të bëjë”.

Sipas tij, dështimi në botëror erdhi si pasojë e lodhjes së lojtarëve. ”Së bashku me stafin analizuam të dhënat dhe konstatuam se gjendja jonë psikologjike e sidomos fizike nuk ishte e mirë. Lojtarët janë stërvitur mirë, por në fushë nuk dhanë atë që duhej”, theksoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›