E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holanda kalon Sllovakinë dhe siguron çerekfinalen

Pas surprizës së hidhur që i bënë Italisë, sllovakët e ndalin këtu rrugën e tyre në Afrikën e Jugut. Hollanda ishte shumë e fortë për ta dhe arriti t’i imponohet gjatë gjithë 90 minutëshit. Megjithëse patën disa momente të mira në gjysmëfushën e “Tulipanëve”, debutuesit e botërorit u shfaqën pa përvojë përballë Hollandës.

Në Durban portokallinjtë gjetën avantazhin me Arjen Robenin në minutën e 18-të, ndërkohë që gjashtë minuta para fundit Shnajder dyfishoi rezultatin. Sllovakia shkurtoi diferencën në minutën e fundit të shtesës, pasi Robert Vitek shndërroi në gol një penallti. Kundërshtari i Hollandës në çerekfinale do të përcaktohet sot në mbrëmje nga dueli Brazil-Kili.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›