E Diel, 1 Nëntor 2026

Dështojnë 2 grabitje, plagoset me çifte njëri autor

 

TIRANE-Policia e kryeqytetit ka regjistruar edhe dy ngjarje të tjera në dosjet e Seksionit të Vjedhjeve me Dhunë dhe Armë, por këtë herë autorët kanë dështuar. Madje njërit prej tyre, tentativa për të grabitur një banesë në Kamëz, për pak sa nuk i ka kushtuar jetën. Maksim Tusha, person i dënuar në mungesë me 4 vjet burg për vjedhje, ka tentuar të hyjë për të vjedhur në një banesë, por është pritur me armë nga i zoti i shtëpisë. Tusha tashmë po lufton me vdekjen në Spitalin Ushtarak, si rezultat i plagosjes me çifte nga kryefamiljari. Ngjarja ka ndodhur 2 orë pas mesnatës së djeshme, kur vetëm disa minuta para saj edhe një tjetër grabitje ka dështuar në afërsi të 9-katësheve në Tiranë. Një person ka tentuar të grabisë një "Exchange", por nuk ia ka arritur pasi është aktivizuar alarmi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›