E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Italia, kërkohej për plagosje

 

TIRANE- Interpoli ka ekstraduar dje nga Italia, të kërkuarin për tentativë vrasje, Denis Balliu, 37 vjeç, nga Durrësi. Sipas një njoftimi për shtyp nga Policia e Shtetit mësohet se Balliu ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Tiranës më 7 mars të vitit 2007 ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë "arrest me burg", për veprën penale të "vrasjes me dashje mbetur në tentativë". Ngjarja për të cilën akuzohet i ekstraduari Denis Balliu, i njohur edhe me emrin Ardian, ka ndodhur më 10 shkurt të vitit 2007, në një lokal tek rruga e Kavajës në Tiranë. Balliu pas një grindje të momentit ka nxjerrë pistoletën dhe ka tentuar të vrasë Daniel Çaushin, i cili ka mbetur i plagosur rëndë. Që prej atij momenti, i identifikuar si autor i ngjarjes, Balliu u shpall në kërkim, derisa u arrestua në Itali një vit më parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›