E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH, rregulla të reja për t’u bërë mësues

Udhëzimi për organizimin dhe zhvillimin e praktikave profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit përcakton rregullat e reja që një praktikant mund të bëhet mësues, përfshi këtu edhe dhënien e Provimit të Shtetit.

Udhëzimi i MASH përcakton se “praktikë profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit” është ushtrimi i profesionit të mësuesit nga praktikanti, nën drejtimin e përgjegjësinë e mentorit dhe realizohet për të fituar të drejtën e hyrjes në Provimin e Shtetit. 

“Praktikant” është personi që gëzon një dokument zyrtar të formimit profesional në fushën e mësuesisë dhe që kandidon për të fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit të mësuesit. Dokument zyrtar i formimit profesional në fushën e mësuesisë është diploma e lëshuar nga institucionet e arsimit të lartë, në përputhje me rregullat e procedurat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi dhe që certifikon përfundimin e suksesshëm të formimit profesional të zhvilluar brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, në fushën e mësuesisë, përcakton udhëzimi.

Sipas tij, “Mentori”, është mësuesi i institucionit arsimor të praktikave profesionale që drejton praktikën profesionale të një a më shumë praktikantëve që zhvillojnë praktikën në këtë institucion. Kandidati për praktikant dërgon kërkesën për zhvillimin e praktikës profesionale pranë DAR/ZA-së përkatëse, të cilës i bashkëkangjit dhe dokumentet përkatëse të specifikuara në udhëzim.

Ndërkohë, kur aplikuesi për praktikant nuk është pranuar për zhvillimin e praktikës profesionale, ka të drejtë të aplikojë në vitet pasuese. Kandidati për praktikant, që përzgjidhet nga DAR/ZA, humbet të drejtën e zhvillimit të praktikës profesionale, kur refuzon tre herë (tri vite shkollore të njëpasnjëshme ose jo) të zhvillojë praktikën profesionale në një IAPP të disponueshëm, përcakton udhëzimi. /Start/

                                                                                             2011-08-28 08:28
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›