Intervista ne CNBC Berisha Bankat shqiptare te sigurta

Kriza e borxheve në Europë do të ndikojë negativisht në vendin tonë, por nuk do ta shkaktojë pasoja në ekonominë e Shqipërisë. Këtë përgjigje u ka dhënë gazetarëve të televizionit të njohur amerikan CNBC kryeministri i vendit. I pyetur për shtrirjen e krizës greke në Shqipëri, kryeministri tha se shumë emigrantë po kthehen, por ata po investojnë në vendlindje.
"Kriza e borxheve në Greqi dhe në vendet e Europës s'ka efekte pozitive. Në vështrimin tim, kjo për faktin se gati 1 milionë shqiptarë po punojnë në Greqi. Gjithësesi deri më tani, unë ju siguroj ju se s'ka pasur efekte madhore negative. Së pari, bankat greke në Shqipëri po performojnë mirë. Së dyti, shqiptarët që vijnë nga Greqia, vijnë me para me vete dhe po investojnë në biznese të reja. Kjo forcë pune po kthehet në Shqipëri, por deri tani me efekte pozitive në dy aspekte. Së pari, shumë prej tyre po investojnë në biznese të vogla. Së dyti, emigrantë të tjerë sjellin eksperienca të vlefshme, kështu që Shqipëria s'ka pse të shqetësohet nga kthimi i emigrantëve. Ekonomia po rritet dhe papunësia po ulet", tha Berisha.
Interes në televizionin që merret me çështje ekonomike dhe të biznesit, kishte për performancën e bankave në vend. Zoti Berisha tha se tregu bankar është tërësisht i qëndrueshëm dhe u ka rezistuar presioneve që prej 2009-ës.
"Së pari, bankat kryesore në Europë nuk janë aksioneret kryesore në bankat e Shqipërisë. Aktualisht bankat po performojnë mirë dhe bankat mëmë që të vijojnë aktivitetin dhe të mos ulin ritmin. Jam optimist që bankat që nuk janë pjesë e BE-së nuk do të preken shumë nga kriza", theksoi Berisha.
Në një përgjigje e shkurtër është dhënë nga kryeministri i vendit dhe për dilemën e mbështetjes së mëtejshme të Greqisë nga Bashkimi Europian. Zoti Berisha tha se rënia e Greqisë do të kishte një efekt domino në gjithë Europën. Pak orë para intervistës në CNBC, kryeministri ishte i i ftuar i nderit për të bërë mbylljen e ditës së punës në bursën e mirënjohur NASDAQ, në Times Square. Këtu, kryeministri bëri një prezantim të ekonomisë shqiptare në 10 vitet e fundit.
Florian Papadhimitri