E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dështojnë qyqet e Ramës, sërish unanimitet për integrimin e Shqipërisë

Debati paraprak në Parlamentin Europian ka dënuar sërish bojkotin e opozitës si dhe bllokadën që opozita po përpiqet t’u bëjë reformave që kërkon BE. Konfirmohet rekomandimi i Komisionit Europian për heqjen e vizave afatshkurtra për qytetarët shqiptarë. Fyle: Rekomandimet të merren parasysh për zgjedhjet e 2011-s


Shqipëria dhe Kosova kanë qenë temat e debatit të deputetëve të Parlamentit Europian i mbledhur dje pasdite në Strasburg. Rezoluta e PE-së, e cila ka 26 pika dhe që mban në krye të saj emrin e raporterit për Shqipërinë, eurodeputetit Nikolas Chountis do të miratohet sot. Në fjalën e tij Komisioneri Europian për Zgjerimin e BE-së, Stefan Fule përshëndeti Parlamentin Europian për rezolutën për Shqipërinë dhe tha se vendi ka bërë progres sa i përket procesit të liberalizimit të vizave por duhet të vazhdojë me zbatimin e planit të veprimit për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.


Komisioneri evropian për Zgjerimin, Stefan Fyle ka deklaruar gjatë seancës së PE për Shqipërinë, se vendi ynë ka bërë progres në kuadër të procesit për liberalizimin e vizave.


Komisionieri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Stefan Fule deklaroi se Shqipëria duhet të zbatojë rekomandimet ndërkombëtare për zgjedhjet, përpara procesit të ardhshëm elektoral. Apelin Fyle e ka dhënë gjatë diskutimeve në Parlamentin Evropian, ku eurodeputetët kanë diskutuar mbi një rezolutë për Shqipërinë, e cila nesër pritet të votohet. “Unë dua të paraqes këndvështrimin e PE për Shqipërinë: “Mungesa e dialogut politik konstruktiv dhe e bashkëpunimit që pas zgjedhjeve të 28 qershorit, mes qeverisë dhe opozitës, janë çështje shqetësuese. Të gjitha rekomandimet e OSBE duhet të merren në konsideratë përpara zgjedhjeve lokale të 2011. Nga ana tjetër, në lidhje me liberalizimin e vizave Shqipëria ka bërë progres pozitiv. Propozimi i 27 majit, i komisionit është një fakt që e pasqyron këtë gjë”, tha Stefan Fule, Komisioneri europian për zgjerimin.


Më tej Komisioneri ka kërkuar rikthimin tek dialogu nga ana e palëve politike në Shqipëri, si dhe ka rikonfirmuar mbështetjen e BE-së për integrimin e vendit në strukturat evropiane.


Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule, ka deklaruar në fund të mbledhjes të Parlamentit Evropian, se “në vend që politika shqiptare të shohë, pas, ajo duhet të shohë para dhe të mendojë për zgjedhjet e tjera, që të mos përballemi me të njëjtën situatë”.


Eurodeputeti i Partisë Popullore Europiane Rucek bën thirrje për të gjetur konsensusin mes opozitës dhe partisë në qeveri.


“Partitë Politike të marrin përgjegjësitë dhe të gjendet zgjidhja për reformën zgjedhore”, nënvizoi Rucek.


Ai vlerëson se është bërë pak progres në çështjen e pronës si dhe mbetet problem korrupsioni


Eurodeputeti Kukan në fjalën e tij vlerëson se në Shqipëri është bërë progres sa i përket çështjeve teknike në procesin e liberalizimit të vizave.


Eurodeputeti Kristian Vigenin deklaroi se, “Duhet gjetur zgjidhje për ti dhënë fund krizës politike për të zhbllokuar procesin e integrimit. është përgjegjësia jonë për të propozuar një marrëveshje për opozitën dhe qeverinë. Shpresoj se dy forcat do bashkohen për të ardhmen e vendit


Parlamenti Evropian ka shprehur dhe më herët qëndrimin pro aspiratave të integrimit të Shqipërisë, duke propozuar dhënien e statusit të vendit kandidat dhe heqjen e vizave. Zyrtarë të lartë të PE-së kanë konfirmuar se me miratimin e rezolutës së integrimit, heqja e vizave dhe statusi kandidat finalizohen në vjeshtë të këtij viti, duke nënkuptuar këtu muajt tetor-nëntor. Lidhur me ngërçin politik dhe tendencat e Ramës për të "ngatërruar" diplomacinë evropiane, pritet të marrin përgjigjen e merituar gjatë ditës së sotme, kur europarlamentarët të "forcojnë" kartonat në mbështetje të Shqipërisë dhe aspiratave të saj të integrimit.


Doris Pack: “Bojkoti i opozitës, vendim jostrategjik”/Eurodeputetja gjermane Doris Pack duke folur në seancën e Parlamentit Europian për Shqipërinë dhe Kosovën, ka kërkuar zgjidhjen e ngërçit politik. Ajo ka theksuar se bojkoti i parlamentit nga ana e opozitës, është një vendim jostrategjik. “Të zgjidhet ngërçi politik. Do të doja të thosha se kemi biseduar për bojkotin e parlamentit dhe e kemi kundërshtuar sepse është diçka jo strategjike. Duhet një parlament dhe një opozitë funksionale që të çojnë përpara detyrat. Ka shumë debate e konflikte, populli shqiptar kërkon paqe, punë dhe që ekonomia të funksionojë. Ky vend i bukur nuk duhet të shkatërrohet në mënyrë arbitrare”, theksoi Pack. Nga ana tjetër, eurodeputetja Doria Pack ka qenë e ashpër me masat e ndërmarra nga opozita në Shqipëri, duke thënë se populli do paqe dhe prosperitet.


Deklarata e Chountis


Zyrtari i lartë i Parlamentit Evropian Nikolaos Chountis, nga e Majta e Bashkuar Evropiane, ka marrë pjesë në përgatitjen e projekt/rezolutës për Shqipërinë, thotë për Deutsche Welle se rezoluta është përpiluar në konsensus me të gjitha grupet politike të Parlamentit Evropian. “Rezoluta është përpiluar në konsensus me të gjitha grupet politike të Parlamentit Evropian. Mendimi im është se ne duhet të ndihmojmë shqiptarët të vazhdojnë të hedhin hapat e duhur në drejtim të demokracisë për t’iu afruar sa më shumë Bashkimit Evropian. E dyta është se ne jemi dakord me liberalizimin e vizave, i cili duhet të bëhet sa më shpejt të jetë i mundur. Së fundi duhet të them, se me sa pashë gjatë vizitës sime të fundit në Shqipëri, vendi dhe shoqëria kanë shumë probleme dhe forcat politike veçanërisht qeveria dhe grupi më i madh opozitar duhet të përpiqen më shumë për të gjetur zgjidhjen e krizës politike aktuale”- thotë Chountis.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›